Search
Close this search box.

Djaloshi 10 vjeçar shqiptaro-kanadez shkëlqen në Botërorin e Taekwon-Do

Aron Demaj, një djalë 10-vjeçar me prejardhje shqiptare nga Shipshani i Tropojës, është lindur dhe rritur në Mississauga të Kanadasë. Ai është aktiv në sporte të ndryshme që nga mosha 4-vjeçare, veçanërisht në Taekwon-Do dhe Karate, me të cilat ka fituar dhjetëra çmime dhe trofe në gara lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Vetëm gjatë vitit 2025,… Vazhdoni me leximin e Djaloshi 10 vjeçar shqiptaro-kanadez shkëlqen në Botërorin e Taekwon-Do

Shkrimtarja Shqiptare-Amerikane Ledia Xhoga në Garë për “Booker Prize 2025”!

Shkrimtarja shqiptaro-amerikane Ledia Xhoga është përfshirë në listën e gjatë të pretendentëve për çmimin prestigjioz “Booker Prize 2025”, me romanin e saj të parë “Keqinterpretimi” (Misinterpretation). Romani, i vendosur në Nju Jork, ndjek historinë e një përkthyeseje shqiptare që përfshihet emocionalisht me një klient nga Kosova — një i mbijetuar torture. Gjatë rrugëtimit të saj… Vazhdoni me leximin e Shkrimtarja Shqiptare-Amerikane Ledia Xhoga në Garë për “Booker Prize 2025”!

Policja Shqiptaro-Amerikane nderohet për shërbimin dhe lidershipin në Mount Vernon

Shoqata e Zyrtarëve Shqiptaro-Amerikanë të Zbatimit të Ligjit (AALEA USA) ka nderuar këtë javë Oficeren Tetaj për shërbimin e saj të dalluar dhe përkushtimin ndaj komunitetit, duke e cilësuar si një “shembull të shkëlqyer të guximit, lidershipit dhe zemrës.” E rrënjosur thellë në traditat krenare të trashëgimisë shqiptare, Oficerja Tetaj është bërë një simbol krenarie… Vazhdoni me leximin e Policja Shqiptaro-Amerikane nderohet për shërbimin dhe lidershipin në Mount Vernon

Një regjisore shqiptaro-amerikane në Çikago rrëfen ikjen nga diktatura

Për regjisorën shqiptaro-amerikane Anisa Selenica, rrëfimi nuk është vetëm art – është mision. Dokumentari i saj i parë i gjatë: “A Journey to Freedom” (Një Udhëtim drejt Lirisë), tregon historinë e vërtetë të familjes së saj që shpëtoi nga regjimi komunist në Shqipëri, dhe nderon guximin e atyre që mbijetuan dhunën e një diktature të… Vazhdoni me leximin e Një regjisore shqiptaro-amerikane në Çikago rrëfen ikjen nga diktatura

“National Geographic”: Zbuloni thesaret bregdetare të Rivierës Shqiptare

Plazhet e Shqipërisë do të kthehen lo në një “hit” këtë verë. Vendi ballkanik shkëlqen me një thesar plazhesh kilometra të gjata të fshehura midis mbetjeve arkeologjike, shkruan Ana María González Franco në një artikull të botuar në botimin spanjoll të “National Geographic”. Dalëngadalë, ky vend i bukur ballkanik po shfaqet si parajsa e pazbuluar… Vazhdoni me leximin e “National Geographic”: Zbuloni thesaret bregdetare të Rivierës Shqiptare

Shqipëria u ofron investitorëve malet për 1 euro

Qeveria shqiptare ka hapur aplikimet për një iniciativë të re të quajtur “Paketa e Maleve”, përmes së cilës pronat shtetërore në zonat malore u jepen investitorëve për vetëm 1 euro. Brenda më pak se dy javësh, janë dorëzuar mbi 1,800 aplikime, sipas të dhënave zyrtare. Qëllimi i programit është të nxisë zhvillimin ekonomik në fshatrat… Vazhdoni me leximin e Shqipëria u ofron investitorëve malet për 1 euro

Laura Fazliu fiton medalje të argjendtë në Lojërat Universitare

Xhudistja Laura Fazliu sot ka fituar medalje të argjendtë në Lojërat Botërore Universitare në Gjermani. Xhudistja Fazliu u mposht nga japonezja Naromi Tanioka, në finale të kategorisë deri në 63 kilogram. Deri në finale ajo ka shënuar ti fitore. Këtë vit, Kosova në Lojërat Botërore Universitare është përfaqësuar nga katër sportistë.

”New York Times” përzgjedh Dhërmiun ndër destinacionet më të mira turistike globale

Gazeta prestigjioze amerikane ”New York Times” ka përzgjedhur edhe Dhërmiun ndër destinacionet më të mira turistike globale. ”Një tjetër verë me temperatura përvëluese në të gjithë Evropën i ka nxitur turistët të kërkojnë mënyra krijuese për të mposhtur vapën”, shkruan Gabe Castro-Root për ”New York Times”. Kur temperaturat rriten ndjeshëm, Akropoli apo maja e Kullës… Vazhdoni me leximin e ”New York Times” përzgjedh Dhërmiun ndër destinacionet më të mira turistike globale

Nga Mitrovica në Florida: Misioni Global i Miranda Imerit për të Mbrojtur Jetën e Egër

E lindur dhe e rritur në Mitrovicë të Kosovës, dashuria e Mirandës për kafshët evoluoi në një mision shkencor për të mbrojtur jetën e egër përtej kufijve. Në vitin 2021, ajo themeloi Kosovo Wildlife, OJQ-në e parë bazë në vend të dedikuar për kërkimin dhe edukimin mbi jetën e egër. Puna e saj e hershme… Vazhdoni me leximin e Nga Mitrovica në Florida: Misioni Global i Miranda Imerit për të Mbrojtur Jetën e Egër

Nxënësit në Nju Jork mund të marrin 12 kredite kolegji vetëm për Gjuhën Shqipe!

Një mundësi e rrallë dhe shumë e vlefshme po u ofrohet nxënësve shqiptarë në shkollat e mesme në Nju Jork: ata që flasin mirë shqip, mund të fitojnë 12 kredite të vlefshme për kolegj, falë një programi zyrtar të shtetit të Nju Jork-ut. Ky program quhet New York State Seal of Biliteracy (NYSSB) dhe synon… Vazhdoni me leximin e Nxënësit në Nju Jork mund të marrin 12 kredite kolegji vetëm për Gjuhën Shqipe!