Search
Close this search box.

Nga Prizreni në Georgia Tech: Inxhinierja e re shqiptare që sapo fitoi një çmim global në teknologji

Shpërndaje

Tringa Ibrahimi është një nga ato histori që të kujton pse ia vlen të tregohen sukseset shqiptare. Ajo lindi në Prizren, larg laboratorëve dhe sallave të mësoimit të Georgia Tech, ku studion sot. “Kur isha më e vogël isha shumë më e përqendruar në sporte si basketbolli dhe karateja, si dhe në muzikë” tregon ajo për ATLANTIKU. “Në atë kohë dija shumë pak për teknologjinë – e vetmja gjë që dija të bëja ishte ta ndizja kompjuterin.”

Gjithçka ndryshoi kur familja e saj u shpërngul në Prishtinë dhe ajo nisi shkollimin në British School of Kosova. Aty, mes nxënësish që merreshin me programim dhe robotikë, Tringa nisi të ndjente kureshtjen. “Shkolla shpesh organizonte aktivitete për teknologjinë, dhe ajo frymë më shtyu të regjistrohem në kurse programimi” thotë ajo. “Nga ai moment, çdo gjë filloi të ndryshojë.”

Ajo u mahnit nga bota e re që zbuloi. “Më mahniti fakti që teknologjia u jep njerëzve mundësinë të krijojnë diçka krejtësisht të re vetëm duke shtypur në tastierë ose duke lidhur disa komponentë” kujton ajo. “Gjithmonë kam dashur të jap një kontribut pozitiv për botën, dhe e kuptova që inxhinieria është mënyra më e mirë për ta bërë këtë.”

Sot Tringa studion inxhinieri biomjekësoreGeorgia Institute of Technology. Por rruga deri atje kërkoi përkushtim dhe guxim. “Gjithmonë kam dashur të studioj në Shtetet e Bashkuara, kryesisht për shkak të burimeve që universitetet atje ofrojnë dhe për mundësinë për të jetuar e pavarur në një ambient të ri” tregon ajo. “Mendoja se një përvojë e tillë do të më ndihmonte të rritem si person, të bëhem më e pavarur dhe më e përgatitur për sfidat që më presin.”

Gjatë shkollës së mesme ajo filloi të hulumtonte universitetet më të mira për inxhinieri, duke u fokusuar në programet biomjekësore. Georgia Tech doli në krye. “Edhe pse pata ngritje e ulje, mbeta shumë aktive në aktivitete jashtëshkollore, themelova klube, nisa startup-e dhe punova me kompani programimi,” thotë ajo. “Universitetet amerikane e vlerësojnë ndikimin e vërtetë. Besoj se puna ime me Miket dhe Fotoel luajti rol kyç në pranimin tim.”

img1 1

Identiteti shqiptar është pjesë thelbësore e saj. “Të jesh shqiptare nga Kosova është një nga gjërat që më përcakton më shumë” shprehet ajo me krenari për ATLANTIKU. “Shpesh flas për Kosovën dhe Shqipërinë këtu në Georgia Tech dhe kudo që udhëtoj. Ajo që më pëlqen më shumë te kultura jonë është bujaria dhe gatishmëria për të ndihmuar. E kam parë këtë tek im atë dhe më ka formësuar thellë.”

Kur e pyesim për arritjen më të madhe deri tani, Tringa e ka përgjigjen gati. “Miket” thotë ajo. “Me Miket kam ndjerë se kam bërë një ndikim të vërtetë dhe të qëndrueshëm, duke krijuar një komunitet që ka kuptim. Ajo që nisi si një ide e thjeshtë sot është bërë një rrjet aktiv dhe i gjallë.”

Së fundmi, ajo arriti një tjetër majë: u shpall fituese e çmimit Women in Tech Europe, përfaqësuese e Kosovës dhe e gjithë Evropës. “Të jem finaliste ishte një përvojë e pabesueshme, por të mësoja që kisha fituar ishte një moment që s’mund ta përshkruaj” thotë ajo. “Tani kam mundësinë jo vetëm të përfaqësoj Kosovën, por edhe të gjithë Evropën në një skenë globale — është një nder i jashtëzakonshëm.”

“Kjo njohje ka një domethënie të madhe për mua” shton ajo. “Besoj se gratë në Kosovë punojnë jashtëzakonisht shumë dhe zëri i tyre meriton të dëgjohet në gjithë botën. Shpresoj që ky çmim të ketë një ndikim pozitiv për gratë në Kosovë e Shqipëri dhe të hapë më shumë mundësi për to.”

Për garën, Tringa paraqiti faqen e saj personale — tringaibrahimi.info — ku tregohen të gjitha arritjet e saj. “Mendoj se faktorët kryesorë që më ndihmuan ishin Miket, Fotoel dhe kërkimet që kam kontribuar në Harvard Medical School” shpjegon ajo.

wmt image 1

Një nga projektet më të veçanta të saj është Fotoel, i cili lindi në një hackathon në Kosovë. “Unë, Ylli dhe Suela donim të krijonim diçka të re, edhe pse s’kishim shumë njohuri për çështjet mjedisore” tregon ajo. “Gjatë hulumtimit zbuluam se mbetjet ushqimore mund të kthehen në energji elektrike — dhe vendosëm ta provojmë.” Pas shumë testimesh, ideja funksionoi. “Hipoteza jonë doli e saktë, dhe arritëm të gjenerojmë energji nga mbetjet ushqimore, duke krijuar një prototip funksional. Ky projekt kërkon ende shumë punë, por nëse e çojmë deri në fund, mund të jetë revolucionar.”

Rruga drejt suksesit nuk ka qenë e lehtë. “Gjatë karrierës sime kam mësuar shumë, kryesisht sepse kam bërë edhe shumë gabime” pranon ajo. “Një mësim që e përsëris shpesh është: mos nënvlerëso asgjë e askënd, dhe mos e mbivlerëso veten.” Ajo pranon se ndonjëherë ka pasur tendencën të nxitonte. “Shpesh humbja fokusin dhe filloja projekte shumë herët. Në teknologji ka aq shumë mundësi sa të tundojnë të bësh gjithçka njëherësh. Por mësova se inovacioni i vërtetë kërkon durim, kuptim të thellë dhe përkushtim.”

Për vajzat shqiptare që duan të ndjekin shkencën dhe teknologjinë, Tringa ka një mesazh të qartë: këmbëngulje. “Shkenca dhe teknologjia ndonjëherë janë sfiduese, por çdo përpjekje ia vlen” thotë ajo për ATLANTIKU. “STEM është një fushë me mundësi të pafundme, por për të pasur sukses duhen guxim dhe vazhdimësi. Një këshillë tjetër e rëndësishme është të bëheni pjesë e komuniteteve teknologjike — mbështetja e njerëzve përreth më ka ndihmuar në çdo hap.”

Sa i përket së ardhmes, ajo ëndërron të krijojë një komunitet global teknologjik dhe të sjellë inovacione me ndikim të vërtetë. Por zemra e saj mbetet te komuniteti shqiptar. “Komuniteti shqiptaro-amerikan është një nga më mikpritësit dhe mbështetësit që kam takuar ndonjëherë” thotë ajo me mirënjohje. “Jam shumë falënderuese për njerëzit e mrekullueshëm që kam njohur këtu në Atlanta, të cilët më kanë dhënë këshilla, përkrahje dhe frymëzim.”

Në fund të intervistës me ATLANTIKU, ajo e mbyll me një mesazh zemre: “Vazhdoni të punoni fort, siç po bëni, dhe dijeni që përkushtimi juaj bën ndryshim. Faleminderit për gjithçka.”/ATLANTIKU

Subscribe
Notify of
guest
12 Comments
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
opaltogel login

Thank you for making this topic less intimidating.

mulantogel

I agree with your point of view and found this very insightful.

jonitogel login

I enjoyed every paragraph. Thank you for this.

bandar togel online

You’ve done a great job with this. I ended up learning something new without even realizing it—very smooth writing!

Cappadocia green tour

Cappadocia green tour Jacob M. ★★★★☆ Red Tour covers key sites efficiently. Pack snacks – lunch stop is late. Derinkuyu Underground City will blow your mind! https://www.worldtravelawards.com/profile-45937-travelshop-booking

bandar togel online

Very relevant and timely content. Appreciate you sharing this.

betvnapp

Downloaded betvnapp and it’s pretty decent. Easy to navigate, and the odds seem fair. Worth checking out if you want a new betting app: betvnapp

999jl

999jl, yeah they’re okay. Just a solid, straight-up betting site. Nothing too fancy, but it gets the job done. Check em out at 999jl.

ht777gamedownload

Just downloaded a game from ht777gamedownload site. The download was smooth. I’m always looking for new games, so happy to find it! Check this link: ht777gamedownload

victory slot

Victory Slot? Cara, gotta love the name! Been spinning the reels and having some fun. Nothing crazy yet, but the vibe is good. Definitely checking it out some more. Who knows, maybe I’ll hit that jackpot! Check them out here: victory slot

sv288 link

Anyone got a reliable sv288 link? This one I found seems legit.

bullsbetcassino

E aí, pessoal dos cassinos! O bullsbetcassino me parece ser um cassino bacana, com bastante variedade de jogos. Vou dar uma explorada e depois conto pra vocês o que achei. Bora ver: bullsbetcassino

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme