Search
Close this search box.

Për herë të parë Gjuha Shqipe futet në një shkollë publike në Nju Jork!

Shpërndaje

Për herë të parë në historinë e qytetit të Nju-Jorkut, gjuha shqipe do të mësohet zyrtarisht në një shkollë publike përmes një programi të plotë dygjuhësh. Duke nisur nga shtatori 2025, shkolla publike PS 108 Philip J. AbinantiBronx do të ofrojë mësim në shqip dhe anglisht për nxënësit e klasës së kopshtit.

Ky vendim është një arritje historike për komunitetin shqiptar në SHBA dhe një mundësi e rrallë për fëmijët që të mësojnë në dy gjuhë, që në hapat e parë të arsimit të tyre.

Regjistrimi për vitin shkollor 2025–2026 është tashmë i hapur, duke filluar me klasat e kopshtit. Programi do të zgjerohet çdo vit me klasa të reja.

“Jam e lumtur të ndaj këtë lajm të jashtëzakonshëm. Kjo është një fitore për të gjithë komunitetin shqiptar në NYC,” – u shpreh Drita Gjongecaj, një nga nismëtaret e projektit. Mësimi do të zhvillohet 5 ditë në javë në gjuhën shqipe dhe anglisht, nga mësues të certifikuar nga Departamenti i Arsimit të Nju Jorkut.

Mark Gjonaj, ish-këshilltar në qytetin e Nju Jorkut dhe mbështetës i madh i programit, i bëri thirrje të gjithë prindërve shqiptarë në zonë:
“Mos e humbni këtë mundësi të artë. Ruajtja e gjuhës sonë është mbrojtja më e mirë e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore.”

Adresa e shkollës:
1166 Neill Ave, Bronx, NY 10461
Afati për regjistrim: Maj 2025
Kontakti për regjistrim: 718-863-9829

Subscribe
Notify of
guest
8 Comments
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
jala live 2025

Loved your perspective on this topic. Keep it up!

jalalive

Thanks for the valuable insights. Looking forward to your next post!

jalalive

Interesting points! You explained it in a very clear way.

jalalive

Great post! I really enjoyed the insights you shared. Looking forward to reading more from you!

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme