Search
Close this search box.

Festimi i “Ditës së Lirisë Shqiptare” në New York

Shpërndaje

Më 7 Maj, 2023, komuniteti shqiptar u mblodh në Kensico Dam Plaza në Westchester, New York për të nderuar “Ditën e Lirisë Shqiptare”. Eventi, i organizuar nga Shoqëria Kulturore – Artistike Kelmendi, Familja Mrnaçaj dhe Counti Ekzecutive Westchester, bëri homazh rezistencës antikomuniste të familjeve shqiptare të persekutuara.

Takimi filloi me himnet kombëtare amerikane dhe shqiptare dhe përfshiu fjalime dhe performanca artistike të ndryshme. Majkëll Mrnaçaj, i biri i demonstruesit antikomunist Nik Marash Mrnaçaj, falenderoi pjesëmarrësit për nderimin e babait dhe gjyshit të tij.

Pas fjalimeve, pjesëmarrësit ngritën flamurin kombëtar shqiptar, duke shënuar një ditë të paharruar të respektit, nderimit dhe krenarisë kombëtare. Eventi, i mbuluar nga Adem Belliu i Televizionit Kultura Shqiptare, do të transmetohet në platformën Tv Alb.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme