Komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara do të mblidhet të shtunën, më 12 shtator, në Bronks të Nju Jorkut, në një protestë paqësore në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta, e cila mbahet nën moton “Liri për Çlirimtarët!”, është pjesë e një “International Day of Action”, në kuadër të mobilizimit për mbështetjen e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Katër ish-krerët e UÇK-së po mbahen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Vendimi përfundimtar në rastin e tyre pritet të shpallet më 16 shtator 2026.
Tubimi në Nju Jork organizohet me mbështetjen e veprimtarit të komunitetit shqiptar Mark Gjonaj, si dhe veprimtarëve Gani Shehu dhe Adrian Grajcevci.
Organizatorët u kanë bërë thirrje bashkatdhetarëve që të marrin pjesë familjarisht në protestën paqësore, me qëllim përcjelljen e një mesazhi për liri, drejtësi dhe dinjitet.
Detajet e protestës
Data: E shtunë, 12 shtator 2026
Mbërritja: 09:30
Fillimi i programit: 10:00
Përfundimi: 12:00
Vendi: “Gjergj Kastrioti Skenderbeu Way”, Adams Place, midis Crescent Ave dhe E 183rd St, Bronx, New York.
Pjesëmarrësit janë ftuar të marrin me vete flamujt shqiptarë, të Kosovës dhe amerikanë, si dhe pankarta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Protesta zhvillohet pak ditë para vendimit të pritshëm në këtë çështje, ndërsa komunitete shqiptare në Evropë dhe Amerikën e Veriut po organizojnë aktivitete në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së.






The variety of games here is impressive. I spent the whole weekend exploring and found so many gems. It is a blast to play on this site. Give 33ss5 a try if you are bored!
The structure of UUU8 really frames gameplay like an eSports match; fascinating from a mathematical standpoint. It forces you to think about variance management rather than just luck. Check out uuu8 app casino for deeper analysis!
I’ve been trying a few different sites lately and this one really stands out. The interface is smooth and the payouts are fair. Definitely giving kcwin33 a go for my nightly sessions.