Search
Close this search box.

Shqiptarët para OKB-së në Nju Jork: “Lironi heronjtë tanë”

Shpërndaje

Shqiptaro-amerikanët u mblodhën të martën mbrëma, më 22 shtator, para selisë së Kombeve të Bashkuara në New York, në protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Tubimi u mbajt në Dag Hammarskjöld Plaza në Manhattan, vetëm pak metra nga OKB-ja, në kohën kur liderët botërorë mbërrijnë në qytet për Asamblenë e Përgjithshme. Protesta u thirr nga platforma “Liria ka Emër”, e cila u bëri thirrje shqiptarëve në mbarë SHBA-në t’i bashkohen.

Protestuesit kërkuan rishikimin e vendimit dhe lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në pankarta shkruhej “Drejtësi, jo politikë”, “Lironi heronjtë tanë” dhe “Heronj të luftës e të paqes”.

Të tjerë ngritën çështjen e viktimave civile të forcave serbe gjatë luftës, me një pankartë që pyeste: “Ku janë kriminelët që masakruan 147 civilë në Izbicë?”

Organizatorët e cilësuan protestën si zërin e mërgatës dhe kujtesë për sakrificën e atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.

Më 16 shtator, gjykata me seli në Hagë i shpalli të katërt fajtorë për krime lufte, përfshirë ndalimin arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen, të kryera nga prilli i vitit 1998 deri në qershor 1999 në Kosovë dhe në dy lokacione në Shqipëri. Të katërt u shpallën të pafajshëm për krime kundër njerëzimit.

Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 dhe Selimi me 13, gjithsej 81 vjet. Vendimi i shkallës së parë pritet të apelohet.

New York-u është ndalesa më e re në një valë protestash që ka përfshirë Kosovën dhe diasporën. Tubime janë mbajtur në Kanada, Zvicër, Gjermani dhe Austri, ndërsa disa ditë më parë shqiptarët u mblodhën edhe në Times Square. Në Prishtinë, protestat hynë të mërkurën në ditën e tetë.

Dhomat e Specializuara u krijuan me një ligj të miratuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015, nën presionin e aleatëve perëndimorë. Gjykata është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, por ka selinë në Hagë dhe gjyqtarë ndërkombëtarë.

Subscribe
Notify of
guest
4 Comments
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
lucky91onlinelogin

I was a bit skeptical at first but this site is legit. The customer support team helped me out with my account in minutes. lucky91onlinelogin is a gem.

idrpvip5

I have been using this platform for a while now and the payouts are consistently fast. Definitely one of the most reliable sites I have encountered. Check out idrpvip5 if you want a premium feel.

krktwin33

Finally found a site that actually cares about its users. The customer support team is super helpful and the bonuses are actually worth it. Love krktwin33 so far.

vnos88

I’ve been playing here for a few weeks now and the experience is super smooth. The bonuses are actually fair and the payouts are quick. Definitely check out vnos88 if you want a reliable spot.

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme