Search
Close this search box.

Kosova rreshtohet përkrah SHBA-së pas operacionit amerikan në Venezuelë

Shpërndaje

Udhëheqësit institucionalë të Kosovës kanë shprehur mbështetje të fuqishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidentin Donald Trump, pas zhvillimeve të fundit në Venezuelë, ku SHBA-ja njoftoi për sulme ajrore në Karakas dhe arrestimin e presidentit venezuelas, Nicolas Maduro, bashkë me bashkëshorten e tij.

Presidenti amerikan deklaroi se operacioni ishte pjesë e luftës kundër trafikimit ndërkombëtar të drogës, duke e akuzuar regjimin e Maduros për shndërrimin e Venezuelës në një “narko-shtet” dhe për manipulim të proceseve zgjedhore.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, reagoi përmes një postimi në rrjetin social X, duke theksuar se Kosova qëndron fuqishëm përkrah Shteteve të Bashkuara dhe presidentit Trump në përballjen me atë që ajo e cilësoi si “regjim narko-terrorist” në Venezuelë. Osmani theksoi se vendosmëria amerikane ka qenë historikisht vendimtare edhe për Kosovën, duke rikujtuar se çlirimi i saj është dëshmi e drejtpërdrejtë e rolit të SHBA-së në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë.

Ajo shtoi se në momentet kur SHBA-ja po përballet me atë që e quajti tirani në Venezuelë, komuniteti transatlantik duhet të jetë i bashkuar pas lidershipit amerikan dhe vlerave të përbashkëta perëndimore.

Edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, shprehu mbështetje për operacionin amerikan, duke e cilësuar luftën kundër trafikimit të drogës si thelbësore për sigurinë globale. Në një postim në Facebook, Kurti tha se mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikim narkotikësh është kyçe për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie.

Ai theksoi se Kosova, si aleate strategjike e SHBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë për përpjekjet kundër krimit të organizuar dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë që veprojnë në emër të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajon ashtu edhe më gjerë.

Shtetet e Bashkuara kanë rritur presionin ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Maduro përmes sanksioneve dhe operacioneve ushtarake, duke pretenduar se Venezuela është shndërruar në një nyje kryesore të trafikut të drogës nga Amerika e Jugut drejt SHBA-së. Administrata amerikane ka deklaruar se ka goditur anije dhe zona që dyshohet se përdoren për transport të narkotikëve në Oqeanin Paqësor dhe Detin e Karaibeve.

Pas arrestimit të Maduros, kryeprokurorja amerikane Pam Bondi njoftoi se ndaj tij dhe bashkëshortes së tij është ngritur aktakuzë për vepra penale të lidhura me trafikimin e drogës.

Subscribe
Notify of
guest
5 Comments
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
qq88okvip

QQ88OKVIP sounds like a VIP experience and I need that. Going to test out their support, and then deposit. Check it out for yourself: qq88okvip

one888vn.com

Alright gamers, one888vn.com caught my eye. The vibes are good and the games seem legit. Give it a whirl and see if it’s your jam! You can find it at one888vn.com.

winchidocasino

Yo, WinchidoCasino! Giving it a try was the best thing I have done all day. Feel free to give it a try. Check it out at winchidocasino

ggbbplataforma

I’ve spent some time on ggbbplataforma. They have a good variety and I haven’t had any major issues with withdrawals, which is always a plus. Might be worth a shot. Find it at: ggbbplataforma.

222betlogin

Had a bit of trouble finding the 222betlogin at first, but once I did, it was smooth sailing. Saved my info so logging in is fast. Site’s decent. Check out 222betlogin.

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme