Kosova po përgatitet të ngrejë një industri të plotë vendore të mbrojtjes, që shkon shumë përtej municioneve, sipas draftit të një koncept-dokumenti të finalizuar nga Ministria e Mbrojtjes.
Dokumenti parasheh themelimin e Korporatës Shtetërore të Industrisë së Mbrojtjes me gjashtë divizione. Municionet vijnë të parat, por planet përfshijnë edhe dronë taktikë, sisteme antidronë, elektronikë ushtarake, blinda dhe pajisje personale për ushtarët.
Divizioni i municioneve do të ndërtojë një fabrikë moderne në perëndim të vendit, me Jahocin e Gjakovës si lokacion të mundshëm. Fabrika do të përdorë teknologji turke ose gjermane për prodhimin e municioneve të para “Made in Kosova”.
Një divizion i veçantë për sistemet pa pilot do të zhvillojë dhe prodhojë dronë taktikë dhe sisteme antidronë. Ky divizion do të bashkëpunojë edhe me federatat e industrisë dhe agjencitë e BE-së për përshpejtimin e projekteve industriale. Plani propozon gjithashtu ngritjen e një laboratori kombëtar për këtë teknologji.
Pjesa e elektronikës do të mbulojë komunikimet taktike, sensorët dhe sistemet e komandimit e kontrollit. Kosova synon të prodhojë në vend edhe uniforma, helmeta, jelekë antiplumb dhe pajisje të tjera mbrojtëse për ushtarët.








I’ve been playing here for a few weeks now and the interface is super smooth. Definitely one of the best experiences I’ve had lately. Check out vnwe88 for more.
Really impressed with the user interface. Everything is so easy to find and the loading speed is top notch. Love phaaajili7!