Ardhmir Malziu është përfshirë në listën Bronx Power 100 për vitin 2025 nga City & State New York, duke u renditur në vendin #100. Ky vlerësim e nderon për rolin e tij si Udhëheqës i Distriktit Demokratik në Distriktin 80 të Bronx-it, ku është shqiptaro-amerikani i vetëm i zgjedhur në të gjithë qytetin e New York-ut.
Me një komunitet të madh shqiptaro-amerikan në Bronx, Malziu ka marrë një rol kyç në përfaqësimin dhe fuqizimin e këtij komuniteti. Përveç rolit të tij politik, ai është koordinator i komunitetit në Bordin Komunitar 8 të Bronx-it dhe më herët ka punuar në Këshillin e Qytetit të New York-ut dhe te New York Yankees.
I përkushtuar ndaj përfshirjes së komuniteteve të nënpërfaqësuara, Malziu si lider i distriktit është angazhuar për të rekrutuar më shumë të rinj dhe anëtarë të komuniteteve të margjinalizuara për të shërbyer si punonjës të zgjedhjeve.
Në një postim të tijin, Malziu shkroi:
“Jam i nderuar që jam përfshirë në listën Bronx Power 100 për vitin 2025! Mirënjohës që shërbej si Udhëheqës Distrikti në Bronx dhe krenar që qëndroj krah liderëve të përkushtuar për të ngritur komunitetet tona. Bronx-i po ngrihet dhe ne sapo kemi filluar!”








yerinde su kaçak tespiti Kaçağı bulduktan sonra tamir için de destek oldular. http://www.captainsblog.info/author/kacak/