Search
Close this search box.

Një Shkollë Shqipe Do Të Hapet Së Shpejti Në Des Moines, Iowa

Shpërndaje

Një shkollë shqipe pritet të hapet shumë shpejt në Des Moines, Iowa. Kjo do ndodh pas kërkesave të shumta të komunitetit Shqiptarë që jetojnë atje.

Lajmin e bëri publik Konsulata e Republikës së Kosovës në Iowa përmes një postimi në Facebook:

Të nderuar bashkëkombës,

Ju njoftojmë se me kërkesë të komunitetit shqiptarë, që jetojnë në Des Moines/Iowa, është në process themelimi i  një Shkolle të Gjuhës Shqipe, për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Iowa.

Duke parë trendët e rritjes së vendosjes së shqiptarëve në këtë pjesë është konsideruar që një gjë e tillë është e domosdoshme, pra që të organizojmë sa më shumë komunitetin tonë këtu, me qëllim të ruajtjes së gjuhës, kulturës dhe traditave tona në SHBA.

Si mision konsullor bashkë me komunitetin jemi në fazën e planifikimit, rrjedhimisht është gjetur një hapësirë, ku mund të zhvillohet mësimi gjatë fundjavës.

Nga American Albanian Alliance është angazhuar një mësuese e kualifikuar, e cila ka shprehur gatishmërinë për zhvillimin e kurseve për çdo të Shtunë nga dy orë, e njëjta është duke e ushtruar profesionin e Asistentes së Mësueses- Teaching Assistent, në një shkollë publike në Des Moines/Iowa.

Andaj ju bëjmë thirrje familjeve shqiptare që  shprehin interes për regjistrimin e fëmijëve të tyre, duke filluar nga Marsi I vitit 2023 për një periudhë tre mujore.

Të gjithë ju që jeni të gatshëm që  fëmijët tuaj të fillojnë të mësojnë shqip, ju lutem dërgoni të dhënat e prindërve dhe të dhënat e fëmijëve, (emrin, mbiemrin, datën e lindjes) në: shkollashqipe.iowa@gmail.com, ose në çdo ditë pune (E Hënë – E Premte) nga ora 8:00-4:00 përmes e-mailit: consulate.iowa@rks-gov.net, ose telefonit zyrtar: 515.875.4944.

Adresa: 309 Court Avenue, Suite 223, Des Moines, Iowa  50309.

Me nderime,

Konsullata e Republikës se Kosovës në Iowa/SHBA!​

Subscribe
Notify of
guest
3 Comments
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
binance us reģistrācija

Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.

gate.io

I am an investor of gate io, I have consulted a lot of information, I hope to upgrade my investment strategy with a new model. Your article creation ideas have given me a lot of inspiration, but I still have some doubts. I wonder if you can help me? Thanks.

здк binance алдым-ау коды

Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me? https://www.binance.com/kz/register?ref=DB40ITMB

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme