Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të jenë destinacion i ëndrrave për shumë shqiptarë. Mirëpo, Semir Sadiku mori një vendim tjetër. Pasi jetoi për 11 vite në Amerikë, mundësinë për të punuar në Kosovë e kapi pa menduar dy herë. Kjo pasi që rikthimi në vendlindje kishte qenë përherë synimi i tij.
E në një rrëfim për Atlantikun, Sadiku rrëfen punën e tij në një nga restorantet në Amerikë, e cila ndikoi që ushqimi të bëhet pasion i tij, për të cilin vazhdimisht bën vlerësimin e ushqimeve në Kosovë.
“Sikur çdo imigrant tjetër prej ditës së parë kur kam shkuar në SHBA kisha ëndërruar që një ditë të kthehem në vendlindje, e pasi më erdhi një mundësi që të punoj për një kompani amerikane në Kosovë, pa menduar dy herë e kam pranuar punën, i kam lënë të gjitha në Neë York, e mora familjen time dhe u riktheva në Kosovën tonë të bukur” thotë Semir Sadiku për Atlantikun.
Krahas angazhimit në një kompani amerikane në Kosovë, Sadiku në vazhdimësi është mjaft aktiv në rrjete sociale. Përmes tyre ai bën ‘reviews’ të ushqimeve, shpesh duke i krahasuar edhe me ato në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mirëpo, cila është lidhja e Semirit me kuzhinën dhe ushqimin?
“Në vitin 2017 pata rastin krejt rastësisht ta takoj në Manhtan njërin prej restauranteve më të mëdha në Amerikë Joe Bastianich dhe jam shumë me fat se punova gati 5 vite në një nga restorantet e tij, se nga ai mësova shum gjëra, shumë teknika gatimi, pjata interesante, ushqime te cilat ma heret nuk i kisha par dhe të njejten kohë nga ai mësova sesi duhet përshkruar një pjatë ( ushqim) ose me bo Review,” thotë ai.
Sipas Sadikut, vlerësimi i ushqimeve është shumë i rëndësishëm dhe kjo po shtohet veçmas me përdorimin e rrjeteve sociale, ku shumica e qytetarëve paraprakisht shikojnë vlerësimet për ushqim, në mënyrë që të shkojnë për t’i konsumuar.
“Ndersa unë me food reviews e mia mundohem që audiencës time ku kam mbi 20 mijë ndjekës, t’iu tregoj se çka vlen të hahet, gjithashtu t’i inspiroj edhe për t’i provuar disa ushqime të tjera të cilat nuk janë shumë të famshme” shprehet Sadiku për Atlantikun.
Meqenëse ka punuar edhe në SHBA, Sadiku thotë se lokaleve në Kosovë iu mungon shërbimi, meqenëse fokusi kryesor është vetëm te dekori.
Sipas tij, bashkatdhetarët nga Amerika mund ta ndihmojnë Kosovën duke investuar në biznese të cilat e sjellin frymën amerikane të ushqimeve në Kosovë.
I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good. https://accounts.binance.com/register?ref=P9L9FQKY