Search
Close this search box.

CNN e rekomandon Shqipërinë si Destinacionin Kryesor për ta Vizituar Këtë Vjeshtë

Shpërndaje

Shqipëria është një destinacion ideal edhe për t’u vizituar në vjeshtë. Kështu shkruan Marnie Hunter për gjigantin amerikan CNN. Me titullin “Pse kjo është koha më e mirë e vitit për të shkuar thuajse kudo,” CNN rendit Shqipërinë si një vend që ia vlen të vizitohet.

Një vështrim paraprak tregon se udhëtarët e vjeshtës ka të ngjarë të kursejnë më shumë se 30% në biletat e avionit për në Evropë duke shmangur kulmin e udhëtimeve verore këtë vit. Megjithatë, çmimet në Evropë janë ende mjaft të larta, kështu që mund të ketë kuptim të zgjidhni një destinacion që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë për vlerën e tij të madhe.

Dhe ky destinacion është Shqipëria. Dashamirët e plazheve janë vërshuar në Shqipëri për plazhet e saj të detit Adriatik, por edhe Bjeshkët e Nemuna dhe lumi i egër Vjosa kanë pasur shumë vizitorë, edhe pse më pak se Riviera Shqiptare,” shkruan CNN.

“Në shtator dhe tetor, bileta e avionit ka çmim kaq të ulët nga vera, saqë ju mund të bëni një nga ato pushimet e mëdha, më të gjata dhe të shtrenjta për rreth 30% më pak në të gjithë botën, pavarësisht se ku jeni drejtuar,” thekson CNN.

Përveç Shqipërisë, disa nga destinacionet që CNN sugjeron për vjeshtën janë parqet kombëtare të SHBA, New Meksiko, Japonia apo Disney World.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme