Search
Close this search box.

Kurti: Hapet rruga për Vettingun dhe krijimin e Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një konference për media ka thënë se tashmë është hapur rruga për Vettingun dhe krijimin e Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë. Ai bëri të ditur se Komisioni i Venecias ia ka konfirmuar Qeverisë së Kosovës se mund të vazhdohet Vettingun dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Kurti u shpreh… Vazhdoni me leximin e Kurti: Hapet rruga për Vettingun dhe krijimin e Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë

Shqiptaro Amerikani Admir Molla, nga një refugjat në një zë i afro 15 milion emigrantëve amerikanë

Në qytetin e New York’ut është mbajtur një konferencë shtypi në lidhje me imigracionin dhe reformën e drejtësisë penale. Duke i bërë thirrje Kongresit që të miratojë reformat në sistemin e imigracionit me qëllim modernizimin e tij për shekullin e 21-të, para të pranishmëve foli organizatori i kësaj konference, shqiptaro- amerikani, aktivisti Admir Molla. “Jam… Vazhdoni me leximin e Shqiptaro Amerikani Admir Molla, nga një refugjat në një zë i afro 15 milion emigrantëve amerikanë

Lajçak: Liberalizimi për Kosovën është afër, javën tjetër takim mes kryenegociatorëve

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak në një intervistë deklaroi se javën e ardhshme pritet marrëveshje me rëndësi sa i përket dialogut mes dy vendeve. Lajçak nuk specifikoi se çfarë konkretisht. Ai gjithashtu foli për një takim të tretë të mundshëm mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç… Vazhdoni me leximin e Lajçak: Liberalizimi për Kosovën është afër, javën tjetër takim mes kryenegociatorëve

I riu nga Vlora në listën e njerëzve më të suksesshëm nga Forbes, themeloi platformën që ndihmon arsimin shqip

I riu nga Vlora e Shqipërisë, Dean Çelaj, është renditur në listën e Forbes mes 30 njerëzve më të suksesshëm dhe me influencë ndërkombëtare nën 30 vjeç gjatë vitit 2022. Themeluesi i platformës Akademi.al, që rezultoi tejet efektive gjatë periudhës së pandemisë, Dean Çelaj, tregon për Atlantikun për jetën dhe shkollimin e tij. “Unë kam… Vazhdoni me leximin e I riu nga Vlora në listën e njerëzve më të suksesshëm nga Forbes, themeloi platformën që ndihmon arsimin shqip

Kosova rrit pagën minimale, veteranët e luftës në protestë

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë hyrë të enjten në oborrin e Kuvendit të Kosovës, teksa protestojnë si shenjë pakënaqësie ndaj miratimit në parim të Projektligjit për pagën minimale në Kuvend, më 14 qershor. Ata kanë arritur të hyjnë në oborrin e Kuvendit pas shtyrjeve me forcat e Policisë së Kosovës, derisa në hyrje të këtij… Vazhdoni me leximin e Kosova rrit pagën minimale, veteranët e luftës në protestë

Më 20 qershor, mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë

Më datë 20 qershor pritet të zhvillohet mbledhja e përbashkët mes dy qeverive Kosovë-Shqipëri. Kjo mbledhje pritet të zhvillohet në Prishtinë. Në muajin nëntor të vitit të kaluar Shqipëria dhe Kosova nënshkruan 13 marrëveshje të reja në mbledhjen e përbashkët e dy qeverive në qytetin e Elbasanit. Rama deklaroi se të dyja palët kanë përcaktuar… Vazhdoni me leximin e Më 20 qershor, mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë

Rama dhe Abazoviqi arrijnë në Kiev

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe homologu i tij malazez Dritan Abazoviq, kanë arritur në Kiev të Ukrainës. Lajmin e ka bërë të ditur Abazoviqi përmes një postimi në Twitter. “Arritëm në Kiev me Edi Ramën për të ofruar mbështetje të sinqertë për Ukrainën dhe qytetarët e saj në mbrojtjen e të drejtës së tyre… Vazhdoni me leximin e Rama dhe Abazoviqi arrijnë në Kiev

Rama e Abazoviq udhëtojnë drejt Ukrainës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kanë udhëtuar të martën drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kiev. Vizita e tyre atje vjen pas ftesës që ua ka bërë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. “Për Kiev me ftesë të presidentit Zelensky”, ka shkruar Rama në Facebook. Qeveria e Malit të Zi ka… Vazhdoni me leximin e Rama e Abazoviq udhëtojnë drejt Ukrainës

PE: Marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë të bazohet në njohjen reciproke

Komisioni i Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme ka votuar raportin që thekson se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë duhet të bazohet në njohjen reciproke. Kështu ka shkruar korrespodentja e RTK-së në Bruksel, Gjeraqina Tuhina. Ajo tha se kjo është hera e parë që institucionet e Bashkimit Evopian e përmendin këtë. “@EP_ForeignAff voton raportin… Vazhdoni me leximin e PE: Marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë të bazohet në njohjen reciproke

Kryedrejtori policor i Shqipërisë Nano takoi në SHBA shefin e FBI-së dhe zyrtarin e DEA-s

Zoti Wray i konfirmoi gjithashtu mbështetjen e palëkundër të agjencive ligjzbatuese amerikane për Policinë e Shtetit. Me gradën “Drejtues Madhor” Gledis Nano, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është pritur në Uashington nga Shefi i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) Christopher Wray. Policia njoftoi se në takimin Wray-Nano është theksuar përforcimi edhe me këtë… Vazhdoni me leximin e Kryedrejtori policor i Shqipërisë Nano takoi në SHBA shefin e FBI-së dhe zyrtarin e DEA-s