Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një konference për media ka thënë se tashmë është hapur rruga për Vettingun dhe krijimin e Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë.
Ai bëri të ditur se Komisioni i Venecias ia ka konfirmuar Qeverisë së Kosovës se mund të vazhdohet Vettingun dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Kurti u shpreh se reformimi i gjyqësorit përbrenda nën ndikimin e mekanizmave aktual e akterëve momental nuk është i mundur.
Prandaj, sipas tij rivlerësimi dhe verifikimi i aftësive të krerëve të pushtetit gjyqësor dhe prokurorial po fillon me mekanizma të jashtëm.
Reformimi i gjyqësorit përbrenda nën ndikimin e mekanizmave aktual e akterëve momental nuk është i mundur, këtë e kemi të konfirmuar edhe me opinionet e pranuara nga Komisioni i Venecias. Nuk ka dyshim qe mekanizmat e ndërtuar kanë potencial të sigurojnë pavarësi, të njëjtën nuk mund ta bëjnë nën drejtimin e gjyqëtarëve dhe prokurorëve të mveshur me dyshimin për mungesë etike, profesionalizmi e efikasiteti”.
“Prandaj, rivlerësimin e verifikimin e aftësive të krerëve të pushtetit gjyqësor dhe prokurorial e nisim me mekanizma të jashtëm, të pavarurur nga çdo ndërhyrje”, u shpreh Kurti.