Search
Close this search box.

Tim Qorraj nga Kosova mbledh diasporën shqiptare në garën për Asamblenë e Nju Jorkut

Shpëtim “Tim” Qorraj, biznesmen i lindur në Kosovë dhe bir i një luftëtari të UÇK-së, zhvilloi një mbrëmje fundraising në Qendrën e Komunitetit Shqiptar në Staten Island, teksa kandidon për Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut. Në mbrëmje ishin të pranishëm liderë të disa organizatave shqiptare dhe amerikane, që erdhën për të mbështetur kandidaturën e… Vazhdoni me leximin e Tim Qorraj nga Kosova mbledh diasporën shqiptare në garën për Asamblenë e Nju Jorkut

Rama: Joe Biden e tradhtoi Thaçin

“Po vuaj mungesën e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar këtu, Hashim Thaçit. Ai nuk është me ne sot këtu sepse ky vend e tradhtoi. Sepse Joe Biden, që e quajti George Washington-in e Kosovës, e tradhtoi. Sepse edhe pse gjenerali Clark bëri më të mirën, ky vend nuk bëri më të mirën,” tha… Vazhdoni me leximin e Rama: Joe Biden e tradhtoi Thaçin

Tre vjet që kur Serbia sulmoi Kosovën: Historia e plotë e Banjskës

Rreth orës 1 të natës së 24 shtatorit 2023, një grup i armatosur e bllokoi me dy kamionë urën në hyrje të Banjskës së Zveçanit dhe pastaj u fsheh, duke pritur t’i sulmonte policët që do të vinin ta lironin rrugën. Rreth orës 2, policët i vërejtën kamionët, dhe rreth njëzet minuta më vonë mbërritën… Vazhdoni me leximin e Tre vjet që kur Serbia sulmoi Kosovën: Historia e plotë e Banjskës

Shqipëria ka 28 mijë gra më shumë se burra

Shqipëria ka tani 28 mijë gra më shumë se burra, ndërsa emigracioni vazhdon të ndryshojë strukturën e popullsisë së vendit. Në fund të vitit 2025, në Shqipëri jetonin 1,182,000 gra dhe 1,154,000 burra, sipas të dhënave të raportuara nga Euronews Albania. Popullsia rezidente e vendit arriti në 2,336,000 banorë. Diferenca vjen pavarësisht se statistikat e… Vazhdoni me leximin e Shqipëria ka 28 mijë gra më shumë se burra

Donjeta Sadiku siguron medalje evropiane për Kosovën në Sofje

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka siguruar medalje në Kampionatin Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Sadiku e siguroi vendin në podium pas fitores në çerekfinale ndaj holandezes Maud van der Toorn, në kategorinë -60 kg. Me këtë fitore, ajo ka garantuar të paktën medaljen e bronztë, që është medalja e dytë evropiane në… Vazhdoni me leximin e Donjeta Sadiku siguron medalje evropiane për Kosovën në Sofje

Shqiptarët para OKB-së në Nju Jork: “Lironi heronjtë tanë”

Shqiptaro-amerikanët u mblodhën të martën mbrëma, më 22 shtator, para selisë së Kombeve të Bashkuara në New York, në protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Tubimi u mbajt në Dag Hammarskjöld Plaza në Manhattan, vetëm pak metra nga OKB-ja, në kohën kur liderët botërorë mbërrijnë në… Vazhdoni me leximin e Shqiptarët para OKB-së në Nju Jork: “Lironi heronjtë tanë”

Shqiptaro-amerikanët protestojnë jashtë takimit të Edi Ramës në Michigan

Shqiptaro-amerikanë u mblodhën të dielën jashtë takimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me komunitetin shqiptar në Troy të Michiganit, duke protestuar ndaj zhvillimeve politike dhe çështjeve që lidhen me qeverisjen në Shqipëri. Protesta u zhvillua më 20 shtator, në të njëjtën kohë kur Rama po zhvillonte takimin me pjesëtarë të komunitetit shqiptar, në nisje… Vazhdoni me leximin e Shqiptaro-amerikanët protestojnë jashtë takimit të Edi Ramës në Michigan

E lindur në Amerikë, luan për Shqipërinë: Rrugëtimi i Caroline Wintz

Vetëm 15 vjeçe, Caroline Wintz po ndërton një rrugëtim të veçantë në futboll, mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. E lindur dhe e rritur në Maryland të SHBA-së, Caroline u formua në futbollin amerikan që në moshë të vogël. Nëna e saj është shqiptare, ndërsa babai amerikan, duke i dhënë që në fëmijëri një lidhje… Vazhdoni me leximin e E lindur në Amerikë, luan për Shqipërinë: Rrugëtimi i Caroline Wintz

Kapiteni i Policisë së Kosovës përfundon Akademinë Kombëtare të FBI-së në SHBA

Kapiteni i Policisë së Kosovës, Visar Shala, ka përfunduar me sukses Sesionin e 299-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shala mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të mbajtur më 17 shtator në Quantico të Virxhinias, ku u mblodhën zyrtarë të institucioneve të zbatimit të ligjit nga Shtetet e Bashkuara… Vazhdoni me leximin e Kapiteni i Policisë së Kosovës përfundon Akademinë Kombëtare të FBI-së në SHBA

Shqiptarët protestojnë në Times Square kundër dënimeve të Hagës

Dhjetëra shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara u mblodhën në Times Square në New York për të protestuar kundër dënimeve të shqiptuara nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protestuesit mbanin flamuj shqiptarë dhe të UÇK-së, si dhe pankarta… Vazhdoni me leximin e Shqiptarët protestojnë në Times Square kundër dënimeve të Hagës