Amir Rrahmani, kapiteni i mbrojtjes së Kosovës dhe lojtari i Napolit, është shpallur mbrojtësi më i mirë në Serie A për sezonin që lamë pas, sipas analizës së fundit të CIES (Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive).
Pas një sezoni sfidues, Rrahmani u vlerësua si mbrojtësi më konsistent dhe më efektiv në elitën e futbollit italian. Ai ishte shtylla kryesore e mbrojtjes së Napolit, edhe pas largimit të yjeve si Osimhen dhe Kvaratskhelia.
Ish-futbollisti i Drenicës jo vetëm që dominoi në Serie A, por u rendit i katërti në gjithë Evropën për performancën e tij mbrojtëse. Në krye të listës evropiane qëndronte Virgil van Dijk, por në Itali, Rrahmani nuk pati rival.







