Vasfije Krasniqi Goodman, një nga zërat më të fuqishëm të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, është përfshirë në revistën prestigjioze “Vogue”, si pjesë e projektit ndërkombëtar “Let’s Talk About Rape”.
Ky projekt i fuqishëm i fotografes dhe aktivistes Jadwiga Brontē përmbledh rrëfimet e 250 grave nga e gjithë bota, që kanë përjetuar përdhunim dhe dhunë seksuale. Përmes fotografisë dhe vetë-dokumentimit, ato rikthejnë zërin e tyre në një botë që për shumë kohë i ka heshtur.
Vasfije, e cila ishte vetëm 16 vjeçe kur u rrëmbye dhe u dhunua nga forcat serbe gjatë luftës së viteve ’90 në Kosovë, është gruaja e parë shqiptare që ka folur publikisht për dhunën seksuale gjatë luftës. Që nga dëshmia e saj në vitin 2015, ajo është kthyer në një simbol të fuqishëm të guximit dhe drejtësisë.
Në fotografinë e publikuar në “Vogue”, Vasfije shfaqet me një kabllo shkrepëse në dorë, duke e realizuar vetë imazhin e saj – një akt fuqizimi dhe kontrolli mbi narrativën personale. Kjo është më shumë se një foto: është një deklaratë përballë botës.








Start earning on every sale—become our affiliate partner today! https://shorturl.fm/zgslP