Search
Close this search box.

Vasfije Krasniqi-Goodman tërhiqet nga pozita e deputetes

Shpërndaje

Vasfije Krasniqi-Goodman ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetes së Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një shkrimi në Facebook, më 21 shtator Krasniqi-Goodman njoftoi se ajo është duke kaluar nëpër një trajtim mjekësor, gjë që sipas saj, ia pamundëson realizimin e obligimeve të deputetes.

“Edhe përkundër dëshirës sime që unë të vazhdoj me përfaqësimin e juaj në Kuvend, më duhet të ju njoftoj se unë kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e deputetes. Rrjedhimisht për këtë dorëheqje sapo kam njoftuar edhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konnjufca, si dhe Kryesinë e Kuvendit”, ka shkruar Krasniqi-Goodman.

Ajo ka shtuar se do të vazhdojë angazhimin e saj publik për Kosovën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç tha, në veçanti në Kongresin Amerikan.

“Si rezultat i këtij angazhimi besoj që së shpejti do të shihen të arriturat e para. Kam besimin e plotë që së bashku me miq, njerëz të vullnetit të mirë, punëtorë e vizionarë, kauza e fitores së drejtësisë në Kosovë do të triumfojë”, ka shkruar ajo.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura më 14 shkurt 2021, Vasfije Krasniqi-Goodman, garoi për herë të parë për pozitën e deputetes në Kuvendin e Kosovës.

Ajo garoi në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë që fitoi zgjedhjet e 14 shkurtit dhe aktualisht qeverisë me vendin.

Krasniqi – Goodman është ndër gratë e para në Kosovë që publikisht ka treguar se ishte dhunuar seksualisht nga forcat serbe në vitin 1999.

Viteve të fundit ajo ka qenë aktive duke kërkuar drejtësi për viktimat e dhunës seksuale.

Vasfije Krasniqi-Goodman është nderuar më 2018 me çmimin “Qytetar i Merituar i Republikës së Kosovës”, pas historisë që ka ndarë me botën për atë që ka përjetuar gjatë luftës.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme