Search
Close this search box.

Sali Latifi: “Edhe pas 23 vitesh që jetoj në Amerikë, zemra ime është ende në Kosovë”

Shpërndaje

Në mesin e mbi 800 mijë shqiptarëve të Kosovës që u dëbuan nga shtëpitë e tyre nga agresioni i udhëhequr nga Sllobodan Millosheviçi, ishte edhe Sali Latifi nga Gjilani.

Më 1999 ai u detyrua të largohet në një drejtim të panjohur, duke marrë kështu rrugën e refugjatit.

Untitled Instagram Post12 1

“Pasi ma dogjën shtëpinë në Prill të vitit 1999 edhe një muaj kam lëvizur nëpër Gjilan e mandje kam marrë vendimin më të fortë, më të papërballueshëm dhe vendosa të largohem nga Kosova”, thotë Latifi për Atlantikun ndërsa shton se “pas 49 vitesh të kaluara në Kosovë, pas 28 viteve si punëtor i arsimit që kam edukuar brezin e ri, nëpër shkollat e Gjilanit, për mua ka qenë një vendim mjaft i vështirë”, thotë Latifi për Atlantikun.

Ndonëse kanë kaluar vite nga ajo kohë, Latifi i ka ende të freskëta kujtimet e nates se fundit para se të largohej përfundimisht nga Kosova.

“Më kujtohet që herën e fundit, sepse e kisha të planifikuar kur do ta lëshojë Kosovën. Atë natë dola në mbrëmje, fshehurazi, në kodrën më të lartë të Gjilanit dhe e kam shikuar tërë qytetin me mallë të madh”, thotë ai.

Untitled Instagram Post14 2

Latifi së bashku me familjen e tij që në atë kohë ishte 7 anëtarëshe u vendosën në kampin e Çegranit në Maqedoni të Veriut, ku kishte qëndruar deri në fund të korrikut të vitit 1999.

Untitled Instagram Post11 1

Pas dy muaj qëndrimi në këtë kamp refugjatësh, Latifit iu mundësua strehim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Jeta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës para se me ardhë ka qenë e menduar, ashtu nga filmat sit ë gjithë, që i kemi parë. Por, gjithmonë duke menduar se është një shtet i lirë, një shtet demokratik, ku gjithmonë ti e ke lirinë e shprehjes ku e ke ardhmërinë për punësim”, përshkruan Latifi në një intervistë për Atlantikun.

Untitled Instagram Post9 1

Latifi u vendos në Atlanta të shtetit Georgia, ku gjeti lirinë që nuk e kishte në Kosovë. Por, ndërtimi i një jete të re në shoqërinë amerikane ishte shumë sfiduese, thotë ai.

“Për mua si kryefamiljar fillimi ka qenë mjaft i rëndë, mjaft i vështirë. Ditën në punë, e në mbrëmje në kurs të gjuhës angleze. Për arsye se gjuha angleze ka qenë pengesë e madhe, një barrierë e rëndë që ka rënë në supet e mia në moshën 49 vjeçare, ta mësoj gjuhën sikur një fëmijë i vogël kur fillon si bebe ta mësojë gjuhën e vet amëtare”.

 

Untitled Instagram Post16 1

Shumë shpejtë e gjithë familja punësohet, përveç gruas së tij, e cila vendosi t’i përkushtohet familjes, vendim ky për të cilin Latifi është shumë mirënjohës.

“Ajo ka qëndruar në shtëpi që të kujdeset për fëmijët e familjes. Kontributi më i madh është I saj që sot kemi pesë nipa dhe mbesa që janë rritur përmes duarve të saj. I ka dërguar çdo ditë në shkollë, pasdite i merrte nga shkolla në shtëpi. Mandej nëpër fusha sportive, deri vonë në mbrëmje. Do të thotë ajo ka kryer punën më të madhe, sepse ne kemi shkuar pa galje në punë dhe kemi ardhur nga puna e kemi gjetur edhe ushqimin e përgatitur në shtëpi prej saj”.

Untitled Instagram Post15 1

Tani Latifi ka jetë të qëndrueshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, ai nuk arriti ta mposhte nje sfide, ate te  mallit për vendlindje, një ndjesi që nuk shuhet por sa vjen e shtohet thotë ai.

“Shpesh herë më ndodhë këtu kur jam në punë me kolegë, më pyesin ku je? Ju them në aeroplan, më thonë për ku? Për Kosovë ju them. Këto janë momente mjaft të vështira. Por shpresojmë pak më mirë në të ardhmen’. Mendon se zgjohesh në mëngjes shkon tek vëllai për një kafe, apo shkon tek fqinji i parë. Këtu për atë mos mendo fare sepse nuk e ke shansën. Zgjohesh në mëngjes shkon në punë, prej punës në mbrëmje kthehesh në shtëpi tek familja, nesër prap në punë. Ajo na mungon më së tepërmi, sidomos gjeneratës sime, se jemi mësuar pa thirrë në telefon vetëm të trokasim në derë. A po doni mysafirë?”

Untitled Instagram Post17 1

I shqetësuar nga numri i madh i të rinjve që sot po largohen nga Kosova, Latifi ka një porosi.

“Meqenëse tani jemi në liri, gëzojmë lirinë dhe pavarësinë e shtetit, që për qejf askush të mos provojë të largohet nga atdheu. Por nëse dikush me të vërtetë ka nevojë atëherë kjo është diçka tjetër. Përndryshme për punë të imëta, për vogëlsira, të thuash po largohem për një jetë më të mirë kishte me qenë gabimi më I madh për ta. Atdhe nuk të bëhet askush. Vendlindjen nuk mundesh me gjetë askund në botë. Ashtu si nxenë dielli në Kosovë, nuk nxenë askund në botë. Kur shkojmë në Kosovë, ne që jemi të moshuar, as barna nuk përdorim. Jemi të shëruar”

Latifi ka në plan që disa vite të pleqërisë së tij t’i kalojë në Gjilanin që u detyrua ta braktiste para 23 vitesh.

 

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme