Search
Close this search box.

Ish Kongresmeni Amerikan me prejardhje Arbëreshe mbush 82 vjet

Shpërndaje

Më 20 shtator 1940 në Bronks të Nju Jorkut lindi Joseph DioGuardi. Ai u diplomua me rezultate të shkëlqyera në vitin 1962. Babai i tij, i cili emigroi në Amerikë në vitin 1929, ishte shqiptar i lindur në krahinën Greçi afër Napolit, fshati më i vjetër shqipfolës në Itali. Nëna e tij ishte italiano-amerikane e brezit të parë të emigruar në Nju Jork më 1910. J. Dioguardi dhe e shoqja zonja Shirley Cloyes DioGuardi janë liderët e lobit më të fuqishëm shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbrojtës të flaktë dhe të paepur të të drejtave kombëtare dhe njerëzore të shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni, Sërbi dhe Çamëri. I pari shqiptaro-amerikan i zgjedhur në Kongresin Amerikan, i cili nëpërmjet një Rezolute të Kongresit të sponsorizuar prej tij futi në rendin e ditës seancën e parë të Kongresit për Kosovën në vitin 1987, ku për herë të parë shpalosi barbarinë serbe kundër shqiptarëve të pambrojtur.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme