Search
Close this search box.

Shqipëria Bëhet Pjesë e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së për 2024-2026

Shpërndaje

Shqipëria e ka marrë zyrtarisht mandatin në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, ku është përzgjedhur gjatë votimit për dy nga tre vendet vakante.

Lajmin e ka bërë me dije kryediplomati shqiptar, Igli Hasani,
përmes një publikimi në median sociale X, njohur më parë si Twitter.

“Shqipëria u zgjodh sot në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, për periudhën 2024-26. Një tjetër arritje e madhe e politikës dhe diplomacisë së jashtme shqiptare; një tjetër demonstrim besimi nga OKB dhe shtetet anëtare për rolin e Shqipërisë në çështjet ndërkombëtare”, shkruan ai.

Po ashtu, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, shton se këtë herë, vendi është plotësisht i përkushtuar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut kudo dhe për të gjithë.

Shqipëria ndodhej në kategorinë e përfaqësimit të Evropës Lindore dhe ndante shanse të barabarta me Bullgarinë dhe Rusinë për dy pozita në Këshill.

Megjithatë, vendet anëtare kanë parë si të përshtatshme zgjedhjen e Shqipërisë dhe Bullgarisë në këtë organ të lartë të OKB-së, duke lënë Rusinë jashtë, pas përjashtimit që iu bë vitin e shkuar, pas fillimit të agresionit në Ukrainë.

Në tërësi ndërkaq, u zgjodhën 15 anëtarë të rinj në Këshill, nga e gjithë bota, për periudhën 2024-2026.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme