Search
Close this search box.

10 vjeçari nga Kosova në finalen e garës prestigjioze të pianos në Nju Jork

Shpërndaje

Një talent i ri nga Prishtina po tërheq vëmendjen përtej oqeanit. Triumf Lupçi, vetëm 10 vjeç, ka arritur në finale të një gare prestigjioze për piano në New York, duke vendosur emrin e tij në mesin e talenteve të rinj ndërkombëtarë të muzikës klasike.

Triumfi ka marrë pjesë në gara të ndryshme në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Poloni dhe Spanjë, ndërsa paraqitja e tij në Shtetet e Bashkuara shënon një hap të madh në rrugëtimin e tij artistik. Rezultatet përfundimtare nga gara në Nju Jork priten së shpejti, por arritja në finale konsiderohet tashmë një sukses i jashtëzakonshëm për moshën e tij.

Ai është nxënës i klasës së tretë për piano në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë dhe pjesë e Piano Balkan Academy, ku studion nën udhëheqjen e profesorit italian Giuseppe Devastato.

Gjithashtu, Akademia Ndërkombëtare Ballkanike e Pianos “Sigismund Thalberg” e ka nderuar me Çmim dhe Diplomë pas përfundimit të një masterklase të nivelit të lartë artistik dhe profesional. Me teknikë të shkëlqyer, disiplinë të fortë dhe një ndjeshmëri të veçantë muzikore, Triumf Lupçi po dëshmon se talenti shqiptar po ngjitet me hapa të sigurt në skenat ndërkombëtare – këtë herë në zemër të Nju Jork-ut.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme