Presidenti amerikan Donald Trump ka uruar Kosovën për 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, duke rikonfirmuar mbështetjen që e cilësoi të palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, sipas njoftimit të Presidencës së Vjosa Osmani.
Në letrën e dërguar në Prishtinë, Trump ka përgëzuar Kosovën për pjesëmarrjen në themelimin e Bordit të Paqes dhe për mbështetjen ndaj përpjekjeve amerikane për adresimin e krizave globale, përfshirë Ukrainën dhe Gazën. Ai ka theksuar se marrëdhënia mes dy vendeve po vazhdon të zgjerohet dhe ka shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e tregtisë dhe investimeve.
“Teksa marrëdhënia jonë vazhdon të zgjerohet, ne mirëpresim forcimin e partneritetit përmes rritjes së bashkëpunimit tregtar dhe investimeve. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë krah për krah me Kosovën për të avancuar paqen dhe stabilitetin për të mirën e përbashkët”, thuhet në letër.
Që nga viti 1998, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar mbi 2 miliardë dollarë ndihmë për Kosovën, duke luajtur rol qendror në rindërtimin dhe konsolidimin e shtetit pas luftës. Udhëheqësit kosovarë e kanë përshkruar vazhdimisht SHBA-në si partnerin më të rëndësishëm strategjik, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme amerikane.
Kosova së fundmi i është bashkuar nismës së Trumpit, Bordi i Paqes, një kornizë që synon mbështetjen e përpjekjeve për t’i dhënë fund konflikteve në botë. Lëvizja vjen në një kohë të angazhimit të ripërtërirë diplomatik mes dy qeverive.
Marrëdhëniet megjithatë kanë njohur edhe tensione. Gjatë disa vendimeve të mëhershme të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti lidhur me minoritetin serb, zyrtarë amerikanë kishin shprehur shqetësim se disa masa ishin të njëanshme dhe të pakoordinuara me partnerët ndërkombëtarë. Si pasojë, Uashingtoni vitin e kaluar pezulloi nisjen e Dialogut Strategjik me Kosovën.
Megjithatë, në javët e fundit, Ambasada amerikane në Prishtinë ka sinjalizuar se SHBA-ja është e gatshme ta rinisë këtë proces dhe të bashkëpunojë me Kurtin, i cili javën e kaluar ka nisur mandatin e tretë si kryeministër.
Shtetet e Bashkuara ishin ndër vendet e para që njohën pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008. Deri më tani, 121 shtete e njohin shtetësinë e saj. Mosnjohja nga katër vende anëtare të NATO-s dhe pesë të Bashkimit Evropian mbetet pengesë diplomatike në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në këto organizata.








Indafavip, huh? Not bad, not bad at all. Looks legit and has a decent spread. Let’s see if I can bag a win. Give indafavip a go!
Yo, been messing around on bg88game, and honestly, it’s got potential. Some cool features and decent gameplay. Check out bg88game, see if it vibes with you.
S666plus, I’ve heard that mentioned around. Sounds pretty good in my book! Make sure to try it! You can check the link at s666plus