Search
Close this search box.

“SHBA e shqetësuar për financimet ruse në politikë”

Shpërndaje

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se në takimin e zhvilluar me përfaqësues të partive politike dhe ambasadoren Yuri Kim, kjo e fundit përcolli shqetësimin e SHBA lidhur me financimet ruse në partitë politike.

Në një prononcim për mediat pas takimit që zgjati rreth një orë, Celibashi tha se SHBA po rrit vëmendjen që financimet rise të mos ndikojnë në politikën shqiptare.

Ai shtoi se ka nevojë përmirësimi i kuadrit ligjor që KQZ të hetojë më thellë për paratë që marrin partitë politike.

“Me pak fjalë, nga ambasadorja Yuri Kim u përcoll shqetësimi i SHBA, i aleatit tonë në lidhje me financimet e huaja në politikën shqiptare. Nën dritën e informacioneve të fundit që ata zotërojnë, përcollën këtë shqetësim, që ata të rrisin vëmendjen dhe çfarë është në fuqinë e tyre për të bërë më mirë që financimet e huaja të mos ndikojnë politikën shqiptare. Ka nevojë për përmirësim të kuadrit ligjor që KQZ të hetojë më thellë me paratë që marrin partitë, ku i marrin dhe si i përdorin. Nuk u bën diskutime të karakterit Teknik. Ngelet për tu parë në vazhdim. Në vijim do të ketë ndryshime”- tha Celibashi.

Takimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve erdhi një ditë pasi një zyrtar i lartë amerikan deklaroi se Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014 dhe mes tyre ishte Shqipëria. “Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”, tha burimi i qeverisë amerikane. Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha e mohoi duke deklaruar se “Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus.”

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme