Search
Close this search box.

Qeveria e Kosovës pohon se kishte një komplot për të vrarë kryeministrin në vitin 2021

Shpërndaje

Qeveria e Kosovës tha të hënën se kishte informacione nga institucionet e sigurisë për një komplot për të vrarë kryeministrin Albin Kurti në vitin 2021, por njoftimi nuk ishte publikuar “për të mos shkaktuar panik”.

Komentet e qeverisë pasuan raportimin e stacionit televiziv shqiptar A2, që pretendon se ka siguruar informacione rreth komplotit nga të dhënat e publikuara në internet nga hakerët iranianë.

Sipas stacionit televiziv, policia e Kosovës i ishte drejtuar policisë së Shqipërisë me njoftimin se një shtetas shqiptar po planifikonte të vriste kryeministrin e Kosovës, një deputet dhe një person tjetër, “me qëllim që të destabilizonte vendin”.

Në një deklaratë të qeverisë së Kosovës thuhet se kryeministri Kurti “ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi. Rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik”. Qeveria nuk dha më shumë hollësi, ndërsa as policia e Kosovës nuk bëri ndonjë koment rreth raportimeve.

Televizioni A2 tha se informacioni u zbulua si pjesë e sulmeve të fundit kibernetike ndaj Shqipërisë.

Më 7 shtator qeveria shqiptare akuzoi Iranin si autor të sulmit masiv kibernetik që goditi më 15 korrik sistemet e saj të teknologjisë së informacionit, duke paralizuar për disa ditë të gjithë shërbimet online. Kryeministri Edi Rama njoftoi vendimin për ndërprerjen “me efekt të menjëhershëm”, të marrëdhënieve diplomatike me Teheranin.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme