Search
Close this search box.

Presidenti Trump ngrin vizat amerikane për Shqipërinë dhe Kosovën

Shpërndaje

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të pezullojë përpunimin e vizave imigruese për 75 shtete, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, në kuadër të një mase të re shtrënguese ndaj emigracionit.

Sipas një memorandumi të Departamentit të Shtetit, të siguruar nga Fox News Digital, zyrtarët konsullorë janë udhëzuar që të refuzojnë vizat imigruese gjatë një rishikimi të plotë të procedurave të verifikimit dhe kontrollit. Pezullimi hyn në fuqi më 21 janar dhe do të zgjasë pa afat të caktuar.

Shqipëria dhe Kosova janë përfshirë në listën e shteteve të prekura, çka nënkupton se aplikimet për viza imigruese nga qytetarët e tyre do të ngrihen, përfshirë edhe ato që janë në pritje prej muajsh apo vitesh.

Masa pason një udhëzim të dërguar në nëntor 2025 në ambasadat dhe konsullatat amerikane në mbarë botën, i cili kërkon zbatim më të rreptë të dispozitës ligjore të njohur si “public charge”. Sipas këtij udhëzimi, vizat duhet të refuzohen për aplikantët që konsiderohen se mund të varen nga ndihmat sociale në SHBA.

Në vlerësim përfshihen faktorë të shumtë, si shëndeti, mosha, njohja e gjuhës angleze, gjendja financiare, përdorimi i mëparshëm i ndihmave shtetërore, si dhe nevoja e mundshme për kujdes mjekësor afatgjatë. Aplikantët më të moshuar, mbipeshë apo me histori përfitimi nga ndihmat publike mund të refuzohen.

Vendimi vjen në një klimë kontrolli të shtuar pas zbulimit të skandaleve të mëdha të mashtrimit me fondet publike në SHBA, të cilat zyrtarët federalë i kanë përdorur si argument për politika më të ashpra imigruese.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit deklaroi se SHBA do të përdorë autoritetin e saj ligjor për të ndaluar hyrjen e emigrantëve që mund të bëhen barrë për sistemin e ndihmave sociale. Përjashtimet nga ky pezullim do të jenë shumë të kufizuara.

Edhe pse rregulli “public charge” ka ekzistuar prej dekadash, zbatimi i tij ka ndryshuar nga një administratë në tjetrën. Masa e re sinjalizon një rikthim të politikave më të ashpra të periudhës së Presidentit Donald Trump.

Për shumë familje nga Shqipëria dhe Kosova që synojnë të emigrojnë apo të ribashkohen me të afërmit në SHBA, ky vendim sjell pasiguri, vonesa dhe rrezik real për refuzim të vizave, pa një afat të qartë se kur do të rifillojë përpunimi.

Subscribe
Notify of
guest
8 Comments
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
tip4d login

I learned something new today. Appreciate your work!

ag777
wildbet777app

Downloaded the wildbet777app… not bad, not bad! Easy to use and quick to load. Perfect for when I’m bored on the bus. Plus, I actually won a few bucks! Check out wildbet777app, might be your lucky day too!

funbet

Funbet is accurately named. Seriously, I jumped on funbet and had a blast. It’s not trying to be too serious or anything, just good, clean fun-ish. Check out my new favorite go to funbet.

tigamego88club

Tried out tigamego88club. The interface is a classic look and feel that isn’t too over the top. No issues to report so good to go. I personally recommend to check out tigamego88club, and happy gaming!

xoso66xoso666

Xoso66xoso666 looks interesting for some number games. I really love numbers. Gonna check it out! Play today with xoso66xoso666

567jili

567jili eh? Been hearing good things. Gonna check out if they’re the real deal. Fingers crossed! I hope they got some fun slots and good bonuses. Will report back!Check it out here: 567jili

djbete

Djbete… hmmm, never heard of them. Time to do some digging. Hope their website isn’t janky! Looking for a smooth experience and some decent odds. Wish me luck! Find them at djbete

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme