Search
Close this search box.

Presidenti i Serbisë akuzohet për përfshirje në vrasje të civilëve në Bosnjë

Shpërndaje

Akuza të reja të rënda e kanë vendosur presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në qendër të një prej krimeve më makabre të luftës në Bosnjë — skandalit të njohur si “Sarajevo Sniper Safari”, ku pasanikë të huaj dyshohet se paguanin shuma të mëdha parash për të qëlluar civilë gjatë rrethimit të Sarajevës.

The Telegraph dhe The Guardian publikuan raportime të detajuara ku Vuçiq lidhet me pozicionet ushtarake mbi qytet në vitet 1992–1993, prej nga u kryen vrasjet masive. Më shumë se 10 mijë civilë u vranë nga zjarri i snajperëve dhe bombardimet gjatë rrethimit katërvjeçar të Sarajevës.

Gazetari hulumtues kroat Domagoj Margetiq, i cili ka dorëzuar ankesë në prokurorinë e Milanos, thotë se Vuçiq ka qenë i pranishëm në pozicionet e snajperëve të kontrolluara nga njësitë paramilitare të Partisë Radikale Serbe. Ditëve të fundit janë publikuar video ku ai shihet si i ri duke udhëtuar me automjet ushtarak dhe, në një tjetër pamje, duke mbajtur në dorë një armë — pikërisht në kohën dhe vendin ku dëshmohet se të huajt e pasur paguanin për të shtënë drejt civilëve.

Serbian forces 1

Sipas hetuesve italianë, shtetas italianë, rusë, amerikanë, gjermanë, francezë e të tjerë dyshohet se kanë udhëtuar drejt Sarajevës pasi paguanin ushtarët serbë që t’i dërgonin në pikat e snajperëve, për të “gjuajtur” civilë si lojë makabre.

Një tjetër dosje e dorëzuar përmban provat e mbledhura nga shkrimtari italian Ezio Gavazzeni, si dhe një raport të ish-kryetares së Sarajevës, Benjamina Kariq, e cila kërkon hetim të plotë të të gjithë pjesëmarrësve dhe organizatorëve.

Vuçiq i ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk ka marrë pjesë në asnjë aktivitet ushtarak dhe duke pretenduar se objekti në video ishte tripod i kamerës ose një çadër. Zëdhënësja e tij i ka quajtur pretendimet “dezinformim dashakeq.”

Por në Serbi, akuzat morën tjetër dimension kur politikani Nikolla Sandulloviq deklaroi se prezenca e Vuçiqit në pozicionet e snajperëve është konfirmuar edhe nga vetë Vojislav Shesheli. Ai tha se dëshmitarë serbë, serbë të Bosnjës dhe të huaj kanë dhënë deklarata që Vuçiq ishte i pranishëm gjatë vrasjeve të civilëve.

Sipas Sandulloviqit, snajperitet ishin operacione të organizuara me mbështetje shtetërore. Dëshmitarët madje kanë përshkruar një “listë çmimesh” për vrasjet — ku shpërblimi më i madh jepet për të qëlluar një nënë me fëmijë.

Ai thotë se kishte mbi 200 udhëtime të organizuara nga Beogradi në Sarajevë gjatë viteve 1993–1995, me helikopterë, autobusë dhe automjete private, për t’i çuar turistët e luftës në pozicionet nga ku qëlloheshin civilët.

Sandulloviq i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrë përgjegjësi dhe të sigurojë që këto akuza të hetohen deri në fund, duke shtuar se provat “e vendosin Vuçiqin pa asnjë dyshim në kohën dhe vendin e krimeve”.

Subscribe
Notify of
guest
13 Comments
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
spotbet

I like how you kept it informative without being too technical.

spotbet

Your breakdown of the topic is so well thought out.

congtogel

I appreciate the honesty and openness in your writing.

congtogel alternatif

I’ll be sharing this with a few friends.

nadimtogel login

Such a refreshing take on a common topic.

nadimtogel alternatif

Thanks for taking the time to break this down step-by-step.

sogoslot

Thanks for taking the time to break this down step-by-step.

bb8casinologin

Is bb8casinologin on your radar? This seems to be a new online casino. If it is legit, then I’m checking it out! bb8casinologin

QK777Addict

Anyone know about QK777gameapk? I’m downloading it now, looks interesting! Let’s play together! Get it now at: qk777gameapk

gojackpotlogin

Easy peasy login at gojackpotlogin. Got straight to the games without any hassle. The bonuses are decent too. Check out the link gojackpotlogin and see if you can snag a big win!

585bet2

Been messing around on 585bet2 lately. Nothing crazy, but it’s a good way to kill some time. Site’s easy to navigate, which is something I appreciate. Give it a spin 585bet2.

win 999

Taihm88 is where it’s at! Their Win 999 action is legit. I’ve had some good luck there. Give it a shot, you might just hit the jackpot! More fun here: win 999.

betflix apk

Downloading the Betflix apk was pretty easy. Interface is clean, everything runs smoothly on my phone. I give it a thumbs up! Download it from betflix apk

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme