Një kapiten i Forcës së Sigurisë së Kosovës është vlerësuar me titullin “Distinguished Honor Graduate” pas përfundimit me sukses të Kursit Kualifikues të Forcave Speciale të Ushtrisë Amerikane në Shtetet e Bashkuara.
Kapiteni E.V. përfundoi programin në U.S. Army John F. Kennedy Special Warfare Center and School, pas më shumë se tetë muajsh trajnim intensiv, nga janari deri në shtator 2026.
Programi përbën rrugën e kualifikimit për Green Berets të Ushtrisë Amerikane dhe përfshin përgatitje të avancuar në taktikat e njësive të vogla, planifikimin dhe udhëheqjen e operacioneve speciale, si dhe kualifikimin 18A Special Forces Detachment Officer.
Trajnimi u përmbyll me ushtrimin final Robin Sage, i cili vë në provë kandidatët përmes skenarëve të luftës jokonvencionale dhe operacioneve speciale.
Në përfundim të kursit, kapiteni E.V. u vlerësua me titullin “Distinguished Honor Graduate”, në shenjë të performancës së lartë profesionale, lidershipit dhe përkushtimit të treguar gjatë gjithë procesit të kualifikimit.
Kjo arritje përbën një sukses të rëndësishëm profesional për FSK-në dhe dëshmon përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës për zhvillimin e kapaciteteve në fushën e operacioneve speciale dhe forcimin e ndërveprueshmërisë me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë strategjikë.
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdojnë të investojnë në zhvillimin profesional të pjesëtarëve përmes edukimit dhe trajnimit në institucionet prestigjioze ushtarake të vendeve partnere.








Üsküdar Banyo Su Kaçağı Tespiti Banyoda oluşan su kaçağı cihazla tespit edildi. https://avrai.unipa.it:443