Search
Close this search box.

Gino Mulliqi Rizgjidhet në Këshillin e Qytetit të Teksasit

Shpërndaje

Anëtari i këshillit të qytetit të Wylie, Texas, Gino Mulliqi, është betuar për një mandat tjetër 3-vjeçar dhe është rizgjedhur sërish si “Mayor Pro Tem” nga kolegët e tij në këshillin komunal.

Në një postim emocional në rrjetet sociale, Mulliqi ka reflektuar mbi rrugëtimin e tij – nga një djalë 13-vjeçar gjatë luftës në Kosovë, deri te mbajtja e një pozite publike në Shtetet e Bashkuara.

Ai kujtoi frikën dhe pasigurinë e kohës së luftës në Kosovë, e më pas rrugën që i ndryshoi jetën: ardhjen në SHBA si student shkëmbimi në Oregon, zhvendosjen në New York, ndërtimin e karrierës në Verizon, hapjen e një biznesi dhe më në fund hyrjen në politikën lokale në Teksas.

“Amerika më dha një mundësi. Wylie më dha një shtëpi” ka shkruar ai, duke theksuar mirënjohjen e tij ndaj komunitetit që sot i shërben.

Mulliqi ka falënderuar qytetarët e Wylie, Texas për besimin, kolegët e tij për mbështetjen dhe familjen për përkrahjen e vazhdueshme gjatë gjithë rrugëtimit të tij.

Ai e ka përshkruar këtë moment si të mbushur me mirënjohje, përulësi dhe përgjegjësi, duke riafirmuar përkushtimin e tij për t’i shërbyer komunitetit.

Subscribe
Notify of
guest
2 Comments
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
vipdhaka

As a former educator, I appreciate the depth here. The process outlined for vip dhaka গেম seems quite structured, much like curriculum planning! A good overview, really.

yamanplus

Just found this legit PAGCOR site with insane RTP and GCash support! The VIP portal feels super secure too. Check out yamanplus games for the best slots and live dealers right now, guys!

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme