Search
Close this search box.

Burgim i përjetshëm për serbët që sulmuan Kosovën

Shpërndaje

Drejtësia në Kosovë ka dhënë një verdikt të rëndësishëm në rastin “Banjska”, duke dënuar me burgim të përjetshëm dy nga sulmuesit dhe me 30 vite burgim të tretin.

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq, duke i dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq është dënuar me 30 vite burgim.

Kryetari i trupit gjykues, Ngadhnjim Arrni, ka bërë të ditur se koha e kaluar në paraburgim do të llogaritet në dënim dhe se të dënuarve do t’u vazhdohet paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Gjykata ka urdhëruar edhe konfiskimin e të gjitha mjeteve dhe armatimit të përdorur në këtë sulm.

Rasti lidhet me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy zyrtarë të tjerë policorë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Milan Radoiçiqit dhe 44 personave të tjerë, duke i akuzuar për tentim të shkëputjes së veriut të Kosovës dhe bashkimit me Serbinë përmes përdorimit të armatimit të rëndë.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme