Search
Close this search box.

Shkolla e Parë Shqipe Hapet në Dublin!

Shpërndaje

Komuniteti shqiptar në Irlandë ka shënuar një moment historik me hapjen e shkollës së parë shqipe në Dublin.

Shkolla nisi zyrtarisht aktivitetin më 11 shtator 2025, në Bibliotekën e Blanchardstown, Dublin 15, falë iniciativës së Klubit të Lexuesve Shqiptarë dhe themelueseve të tij, Liljana Picari dhe Arjana Rama.

Ceremonia e hapjes mblodhi fëmijë, prindër dhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar. Ambasadori i Shqipërisë në Irlandë, Uran Ferizi, përshëndeti iniciativën me një mesazh të veçantë, duke konfirmuar se Ambasada do ta mbështesë shkollën me paketa mësimore.

Në ditën e parë, nxënësit mësuan alfabetin shqip, historinë e shkollës së parë shqipe në Korçë, si dhe u njohën me flamurin kombëtar, duke përdorur libra dhe materiale të ofruara nga Qendra e Botimeve për Diasporën.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme