Search
Close this search box.

Rita Ora nderohet me dekoratën ‘Naim Frashëri’

Shpërndaje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekoroi këtë të premte artisten shqiptare me famë botërore, Rita Ora, me titullin “Naim Frashëri”.

Këngëtarja Rita Ora është dekoruar me motivacion: “Në vlerësim të kontributit të dhënë në lartësimin e vlerave artistike dhe njerëzore ??përmes artit. Me mirënjohje për veprimtarinë dhe rolin e saj si ambasadore në çështjet e ndjeshmërisë së lartë kombëtare dhe botërore”.

Në ceremoninë e dekorimit, duke iu drejtuar familjarëve, miqve, të ftuarve dhe përfaqësuesve diplomatikë të pranishëm, Presidenti Begaj tha:

“Jam i sigurt se ky nder sot mbart vlerësimin e çdo artdashës në Shqipëri, Kosovë dhe kudo në botë. Ka miliona njerëz që mendojnë se je shembulli më i qartë kur talenti dhe dimensioni njerëzor kombinohen për të krijuar vlera të jashtëzakonshme. që frymëzojnë globalisht.

Më lejoni të shpreh vlerësimin tim për gjithë përkushtimin tuaj ndaj artit dhe kulturës. Në të njëjtën kohë, gjej rastin t’ju inkurajoj t’i sillni botës, por edhe kombit tonë, shembullin sesi arti vendos ura komunikimi në të gjitha dimensionet, bashkon njerëzit dhe shëron zemrat. Dhurata juaj, një zë i mrekullueshëm, së bashku me shumë talente të tjera që mbani, ju kanë shndërruar në një njeri që ka rrëmbyer zemrat e miliona artdashësve.

Me krenari, të gjithë kemi parë sesi zëri juaj jo vetëm ka pasuruar fondin muzikor botëror, por është gjithashtu një zë i fuqishëm në shumë kauza sociale dhe kulturore që ndihmojnë ta bëjnë botën një vend më të mirë për të gjithë. Shqipëria dhe Britania e Madhe kanë një histori të gjatë bashkëpunimi. Ne festuam 100 vjetorin e lidhjes sonë.

Java e kulturës britanike që festojmë tregon se jo vetëm përmes kulturës, por edhe përmes biznesit, ekonomisë dhe politikës, lidhja jonë do të jetë e fortë për shumë vite në vijim. Uroj që në të ardhmen të sfidoni veten duke u shtyrë nga kjo ambicie e fortë artistike dhe duke përmbushur ëndrrat tuaja, duke e bërë të gjithë botën të ëndërrojë. Së fundi, më lejoni të them se, nëse për botën je një artist i madh, për ne je gjithmonë një burim krenarie!”.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme