Komuniteti shqiptar shënoi një moment historik të dielën, më 27 prill, me hapjen madhështore të qendrës së parë kulturore shqiptare në New York, themeluar nga Shoqata “Ana e Malit” në Staten Island.
Prej vitesh, bijtë dhe bijat e Anës së Malit ëndërronin një vend të tyrin — një qendër për të ruajtur kulturën, për të forcuar lidhjet komunitare dhe për të festuar trashëgiminë shqiptare. Kjo ëndërr u bë realitet me hapjen e një godine të re, që mban me krenari logon “Ana e Malit” në hyrje.
Qindra shqiptarë morën pjesë në ceremoninë emocionuese të inaugurimit. Mikpritësit e këtij eventi ishin drejtuesit e shoqatës Albert Salaj, Safet Llolla, Melinda Gjeloshi dhe Ajete Cuca. Të pranishëm ishin edhe anëtarë të Shoqatës së Policëve Ilirë në NYPD, krenaria e shqiptarëve në shërbim të komunitetit.
Festa u shoqërua me këndimin e himnit amerikan dhe atij shqiptar nga sopranoja Dëshira Ahmeti Kërliu, valle tradicionale shqiptare dhe fjalime emocionuese nga autoritete vendore si Presidenti i Borough-it të Staten Island, Vito Fossella, përfaqësues të Kongresistes Nicole Malliotakis, këshilltarë bashkiakë, senatorë të shtetit dhe figura të tjera të njohura.








Awesome content as always!
Thanks for breaking this down so clearly.
İmplant Diş Fiyatları Tedavi sırasında kullanılan cihazlar en yeni teknolojiye sahipti. https://obfaoman.com//?p=1036
Great post! I really enjoyed your perspective on this topic.