Search
Close this search box.

Parada shqiptare ngjyros Italinë kuq e zi

Shpërndaje

Qyteti i Astit në Piemonte, Itali, u shndërrua në një skenë gjigante të kulturës shqiptare të shtunën e kaluar, më 20 shtator 2025, me edicionin e katërt të festivalit “Le Radici del Cuore – Rrënjët e Zemrës”.

Organizuar nga shoqata Assoalbania Piemonte dhe Qendra Artistike e Kulturore Margarita Xhepa, me mbështetjen e Bashkisë së Astit, aktiviteti solli kostume tradicionale, muzikë, valle, dhe shije të pasura të kuzhinës shqiptare.

Parada nisi në orën 15:30 nga Sheshi Roma dhe përshkoi qendrën e qytetit, duke ndalur në parkingun Way Assauto. Të pranishëm ishin përfaqësues të bashkisë dhe Konsullatës së Shqipërisë në Milano, mes tyre edhe znj. Luljeta Çobanaj, e cila theksoi rëndësinë e ruajtjes së lidhjeve mes shqiptarëve dhe italianëve.

Gjatë mbrëmjes, skena u ndez nga performancat e grupeve folklorike shqiptare nga Italia e Shqipëria, si dhe koncertet e këngëtarëve Mustafa Meja, Renato Jaho dhe DJ Beni 006. Publiku shijoi edhe gatimet tradicionale shqiptare, të shoqëruara me verërat e njohura të Piemontes.

Një nga atraksionet kryesore ishin veshjet tradicionale, përfshirë edhe “Xhubletën”, veshje unike mbi 3000-vjeçare, e shpallur trashëgimi kulturore nga UNESCO. “Komuniteti ynë dëshiron të ndajë rrënjët dhe identitetin që kemi ruajtur ndër shekuj,” thanë organizatorët.

Ngjarja përfundoi me këndimin e himneve kombëtare dhe flamujt kuqezi që mbuluan qytetin, duke shndërruar Astit në një festë miqësie dhe bashkimi mes popujve.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme