Search
Close this search box.

Parada “Rrënjët Shqiptare 2025” u mbajt në Nju Jork

Shpërndaje

Parada tradicionale shqiptare “Rrënjët Shqiptare” u zhvillua sot, më 21 qershor 2025, në Manhattan të New York-ut, duke mbledhur mijëra shqiptarë nga e gjithë Amerika dhe më gjerë. Ngjarja, e organizuar nga organizata jofitimprurëse “Rrënjët Shqiptare”, festoi trashëgiminë, kulturën dhe identitetin shqiptar në një nga qytetet më të mëdha të botës.

Parada nisi në orën 10:00 të mëngjesit me orën lokale, nga Central Park West & 81st Street dhe vijoi me një festival kulturor në rrugën W 72nd Street. Pjesëmarrësit shijuan muzikë tradicionale, valle shqiptare, ushqime të vendit dhe atmosferë festive me flamuj kuq e zi në çdo cep të rrugëve të Manhattanit.

Para paradës, Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Eric Adams, organizoi një pritje për komunitetin shqiptar, duke vlerësuar kontributin dhe traditat e shqiptarëve në këtë qytet.

Gjatë aktivitetit, organizata “Rrënjët Shqiptare” nderoi personalitete dhe organizata të dalluara për kontributin e tyre në komunitetin shqiptaro-amerikan, përfshirë:

Hasan Metuku, Jasmin Novaj, Arvid Hoxha, Age Gjokaj Ivezaj, Blerim Koçani, Dilaver Duka, Joseph Saljani (pas vdekjes), Ahmet Hoti, Fadil Berisha, Dibra Community Center dhe Our Lady of Shkodra Church.

Ngjarja u mbështet gjithashtu nga ish-këshilltari i qytetit të New York-ut, Mark Gjonaj, dhe figura të tjera të njohura të komunitetit. Me moton “Rrënjët na mbajnë tokës, por bashkimi na çon larg,” Parada Shqiptare 2025 ishte edhe këtë vit një moment i rëndësishëm për bashkimin e shqiptarëve në diasporë.

Subscribe
Notify of
guest
1 Comment
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
Çatalca su kaçağı tespiti

Çatalca su kaçağı tespiti Hizmet sonrası ev tertemizdi, işlerini çok düzgün yapıyorlar. https://www.womplaz.com/read-blog/10590

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme