Dritat e Javës së Modës në Paris shkëlqyen më shumë se kurrë këtë të dielë, teksa Lejda Troci, stilistja me origjinë shqiptare dhe krijuesja e markës A Tangerine Design, hapi një nga sfilatat më të pritura të javës. Ngjarja u mbajt në ambientet luksoze të Shangri-La Hotel, ku ishin të pranishëm përfaqësues të mediave ndërkombëtare, gazetarë mode, influencues dhe të ftuar nga e gjithë bota.
Në pasarelën e saj u paraqitën 20 modele, të cilat sollën një koleksion që ndërthurte finesën bashkëkohore me shpirtin tradicional shqiptar. Veshjet mbartnin ngjyra të buta, prerje moderne dhe detaje të përpunuara me kujdes — duke reflektuar qartësisht stilin dhe mjeshtërinë e Lejda Trocit.
Një nga momentet më të veçanta të sfilatës ishte ai kur njëra nga modelet u shfaq me Plisin tradicional shqiptar, një gjest simbolik që u prit me duartrokitje dhe emocion nga publiku. Ai moment tregoi qartë krenarinë e stilistes për origjinën e saj dhe mënyrën se si ajo e ndërthur kulturën shqiptare me skenën ndërkombëtare të modës.
Në fund të shfaqjes, mes duartrokitjeve të forta dhe muzikës së përzgjedhur me kujdes, Lejda Troci doli në pasarelë së bashku me vajzën e saj të vogël, e cila gjithashtu modeloi një nga krijimet e saj. Ishte një moment prekës që solli buzëqeshje dhe emocione tek të gjithë të pranishmit.
Me “A Tangerine Design,” Lejda Troci dëshmoi edhe një herë se talenti, pasioni dhe identiteti shqiptar mund të zënë vend në skenat më të mëdha të modës botërore. Sfilata e saj ishte më shumë se modë — ishte një rrëfim i dashurisë për origjinën, familjen dhe artin.








best Turkey tour packages Emma W. – Avustralya https://dice-dynasty.store/?p=4535
Sportingbet login is straightforward. I quickly logged in and placed some bets. They offer great odds on sports events so check it out. Remember to gamble responsibly and only bet what you can lose. sportingbetlogin
688betcc. Has a few good special offers for sports, not bad after all. I use it every other week. I reckon you should get onto it soon!: 688betcc
Hey, dropping by to say I tested pak77game. Its fine! Give it a try, maybe you’ll like it! Visit pak77game!