Search
Close this search box.

Kosova dërgon “Dua” në Oscar, bën histori me dy filma në garë

Shpërndaje

Kosova do të shkruajë histori në edicionin e 99-të të çmimeve Oscar, pasi për herë të parë do të përfaqësohet me dy filma në garën prestigjioze të Akademisë Amerikane të Filmit.

Komiteti Përzgjedhës i Qendrës Kinematografike të Kosovës ka zgjedhur filmin “Dua”, me regji të Blerta Basholli, si propozimin zyrtar të Kosovës në kategorinë “International Feature Film”.

Vendimi u mor nga komiteti i përbërë nga Kaltrina Krasniqi, Antoneta Kastrati, Ilir Hasanaj, Tristan Halilaj dhe Vullnet Sanaja.

Në vlerësimin e tij, komiteti veçoi interpretimin e aktores Pinea Matoshi, duke e cilësuar performancën e saj si autentike, bindëse dhe emocionalisht të fuqishme. Po ashtu, u vlerësua edhe qasja regjisoriale e Bashollit për mënyrën se si trajton një periudhë të rëndësishme të historisë së Kosovës përmes një rrëfimi njerëzor dhe të ndjerë.

Por suksesi i këtij viti është edhe më i madh për kinematografinë kosovare. Krahas “Dua”, në garën për Oscar do të jetë edhe filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morina, i cili siguroi kualifikimin falë fitimit të çmimit “Grand Jury Prize” në Sundance Film Festival.

Ky është një moment historik për Kosovën, e cila për herë të parë do të ketë dy përfaqësime në garën për çmimet më të rëndësishme të industrisë botërore të filmit.

Subscribe
Notify of
guest
5 Comments
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
jljl8login

The login process is seamless and the site loads quickly even on my mobile data. Everything feels very intuitive. I suggest using jljl8login for a hassle free session.

br5k5k

Love the vibe of this site. It feels secure and the promotions are actually generous unlike other places. Big thumbs up for br5k5k.

phpaldopanalo

The withdrawals are surprisingly fast. I got my winnings in my wallet in no time. Great job to the phpaldopanalo team.

taya789login

Super easy to navigate and the promotions are always exciting. I’ve recommended this to all my friends who like gaming. Go to taya789login right now.

phgperyaapp

I’ve tried a few apps lately but this one is definitely the smoothest. The interface is super easy to navigate and the payouts are quick. Highly recommend phgperyaapp for anyone looking for some real excitement.

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme