Search
Close this search box.

Kështu e festuan shqiptarët Ditën e Gruas në Argjentinë

Shpërndaje

Edhe mijëra kilometra larg trojeve shqiptare, komuniteti shqiptar në Argjentinë ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke nderuar rolin dhe kontributin e grave në ruajtjen dhe zhvillimin e komunitetit.

Shoqata “Colectividad Albanesa de Berisso” publikoi një mesazh vlerësimi dhe mirënjohjeje për të gjitha gratë shqiptare që kontribuojnë në forcimin e komunitetit dhe në ruajtjen e traditave shqiptare në diasporë.

Në reagimin e tyre, përfaqësuesit e komunitetit theksuan rëndësinë e rolit të grave në jetën shoqërore dhe kulturore të diasporës shqiptare, duke theksuar se ato kanë qenë ndër shtyllat kryesore në përcjelljen e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare nga një brez te tjetri.

U bëjmë homazh të gjitha grave që ndërtojnë komunitet, ruajnë traditat tona dhe transmetojnë kulturën tonë brez pas brezi”, thuhet në mesazhin e publikuar nga komuniteti.

Komuniteti shqiptar në qytetin Berisso, i njohur për historinë e tij të gjatë të emigracionit shqiptar, shprehu gjithashtu mirënjohje për të gjitha gratë që kanë kontribuar ndër vite dhe për ato që vazhdojnë të jenë pjesë aktive e jetës së komunitetit.

Për gratë që ishin, për ato që janë dhe për ato që do të vijnë: faleminderit për luftën dhe punën tuaj”, përfundon mesazhi i komunitetit shqiptar në Argjentinë.

Subscribe
Notify of
guest
1 Comment
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
jl3jl33

Interesting read! Seeing platforms like jl3 jl33 link focus on security and variety (slots, live games!) is key for trust. Account verification is a must-have these days, honestly. Good points raised here!

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme