Search
Close this search box.

Gazetari i Radios Evropa e Lirë plagoset në afërsi të Kievit

Gazetari i Radios Evropa e Lirë, Marian Kushnir, pësoi një tronditje nga një sulm rus mbi forcat ukrainase pranë Kievit në orët e hershme të mëngjesit të 11 marsit. Kushnir, i cili po monitoronte një njësi të ushtrisë ukrainase, raportoi se sulmi ndodhi rreth orës tre të mëngjesit në qytetin Baryshivka, rreth 35 kilometra në… Vazhdoni me leximin e Gazetari i Radios Evropa e Lirë plagoset në afërsi të Kievit

Inflacioni në Kosovë 7.5 për qind

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar të premten, më 11 mars, se norma vjetore e inflacionit e matur në muajin shkurt, 2022, me muajin shkurt, 2021, ishte 7.5 për qind. Sipas ASK-së, rritje të çmimeve ka pasur buka dhe drithërat, qumështi, djathi, vezët, vajrat dhe yndyrat ushqimore. Rritje të çmimeve kanë shënuar edhe… Vazhdoni me leximin e Inflacioni në Kosovë 7.5 për qind

Abazoviq pritet ta ndryshojë qëndrimin e Malit të Zi për “Open Balkan”

Mandatari për kryeminstër të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, konsideron se ekzistojnë tri shtylla të politikës së jashtme të ShBA-së në Ballkanin Perëndimor e ato janë BE, NATO dhe “Open Balkan”. Me ardhjen e qeverisë së re në pushtet, qëndrimi i deritanishëm i Malit të Zi për projektin “Open Balkan” pritet të ndryshojë. Lëvizja Qytetare… Vazhdoni me leximin e Abazoviq pritet ta ndryshojë qëndrimin e Malit të Zi për “Open Balkan”

“Kemi arritur në një pikë kthese”, Zelensky optimist: Jemi në rrugën e fitores

Ndërsa Vladimir Putin tha gjatë një takimi me presidentin e Bjellorusisë, Lukashenko, se ka zhvillime pozitive në negociatat mes Moskës dhe Kievit, presidenti Ukrainas ka një tjetër qëndrim. Në një video të publikuar në kanalin e tij në “Telegram”, Volodymyr Zelensky shprehet se Ukraina ka arritur tashmë në një pikë kthese strategjike. “Ne jemi tashmë… Vazhdoni me leximin e “Kemi arritur në një pikë kthese”, Zelensky optimist: Jemi në rrugën e fitores

Rritja e çmimeve rikthen në protestë studentët, marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”

Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë bojkotuar të gjithë mësimin dhe kanë nisur një protestë pak pas mesditës së të premtes. Ata kanë nisur marshimin drejt qendrës së kryeqytetit, ku sot pritet të mbahet protesta e radhës. Ndërkohë, edhe në qendër të qytetit të Korçës janë mbledhur me qindra studentë kërkojnë ulje të çmimeve.… Vazhdoni me leximin e Rritja e çmimeve rikthen në protestë studentët, marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”

Osmani takon Stoltenbergun dhe Erdoganin në Forumin Diplomatik në Antali

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në Forumin Diplomatik në Antali të Turqisë, shkruan Gazeta Express. Nga atje ajo ka publikuar disa fotografi nga ceremonia e hapjes, e cila ka nisur nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan Gjatë ceremonisë, Osmani është takuar edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.… Vazhdoni me leximin e Osmani takon Stoltenbergun dhe Erdoganin në Forumin Diplomatik në Antali

Në New York mblidhen para për klinikat mjekësore në Mal të Zi e Kosovë

  Sot në qytetin e New York-ut zhvillohet një gala mbrëmje bamirëse me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, një organizim i fondacionit House of P0P. “Nuk ka mënyrë më të mirë për të sjell në qendër të vëmendjes kauzat tona dhe të festojmë rolin e gruas në shoqëri sesa të organizojmë një mbrëmje të… Vazhdoni me leximin e Në New York mblidhen para për klinikat mjekësore në Mal të Zi e Kosovë

Ministri danez i premton diçka Kosovës pasi të arrihet marrëveshja për burgjet

 Kosova dhe Mbretëria e Danimarkës pritet të nënshkruajnë marrëveshjen për dhënien me qira të qelive për të burgosurit në fillim të muajit maj ose në fillim të muajit maj. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se marrëveshja do të jetë dobiprurëse për të dyja vendet dhe do të forcojë marrëdhëniet bilaterale. Qëllimi jonë i përbashkët… Vazhdoni me leximin e Ministri danez i premton diçka Kosovës pasi të arrihet marrëveshja për burgjet

Kurti: Presidenti despotik Putin është në kërkim të një konference të re të Jaltës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një intervistë për agjencinë franceze të lajme, AFP, ka thënë se presidenti despotik Vladimir Putin është në kërkim të një konference të re të Jaltës. Kurti më tej theksoi se konferenca e re e Jaltës nuk është e mundshme pa luftë, andaj është ky agresion ushtarak dhe invazion rus.… Vazhdoni me leximin e Kurti: Presidenti despotik Putin është në kërkim të një konference të re të Jaltës