Search
Close this search box.

Osmani: Kemi shtetin se kishim heronjtë, Kosharja ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së

Shpërndaje

Kosova sot kujton 23-vjetorin e betejës së Koshares, e cila u zhvillua më 9 prill të vitit 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta”, ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë jugosllave, ku u thye kufiri shqiptaro-shqiptar.
Nën patronatin e presidentes u mbajt edhe manifestimi “Ditët e Shqipes”, ku fillimisht Osmani bëri homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Koshare e më pas mori pjesë edhe në manifestimin qendror për nder të 23-vjetorit të kësaj beteje.
Në fjalën e saj, presidentja Osmani e cilësoi këtë betejë prej me të rëndësishmeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“9 Prilli është ditë e veçantë, në historinë e Republikës së Kosovës, shënon luftën frontale në rajonin e gjerë të brezit kufitar të Koshares me qëllim të dëbimit të forcave pushtuese serbe, nga zona e kufirit shqiptaro-shqiptar dhe me qëllim të çlirimit të vendit tonë. Kjo ishte ndër betejat më të lavdishme të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha ajo.
Data 9 prill në Kosovë shënohet edhe si Dita e Kushtetutës, për të cilën Osmani, tha se u flijuan shumë të rinj.
Gjatë ditës së sotme homazhe bënë edhe krerët e partive politike, si dhe qindra qytetarë e familjarë të dëshmorëve.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme