Tirana i bashkohet sot nismës së kryeqyteteve më të mëdha në botë, ku që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë organizuar manifestime solidariteti me popullin ukrainas.
Pjesë e marshit është edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov.
Mes dhjetëra qytetarëve ishin edhe studentë, ekipi kombëtar i atletikës së Ukrainës, të cilët ndodhen në Shqipëri për aktivitete sportive.
Njëri prej tyre shprehu shqetësimin për familjen e tij, e cila ndodhet në Donetsk, në Ukrainën lindore. Ky rajon është edhe më i goditur nga luftimet, pasi rusët po përpiqen të marrin kontrollin e plotë të lindjes.
Familja ime ndodhet në Donetsk në një vend shumë të rrezikshëm dhe është e pamundur që ata të evakuohen. “Rrugët janë gjithashtu të shkatërruara dhe unë jam shumë i shqetësuar.
I gjithë marshimi do të vazhdojë për rreth tre orë.