Presidenti Kroacisë, Zoran Milanoviq ka marrë pjesë sot në samitin e NATO-s të mbajtur në Bruksel.
Gjatë fjalës së tij, presidenti kroat ka propozuar që Kosova të integrohet në Aleancën Veriatlantike, duke shtuar se kështu mund të bëhet shtet i plotë.
“Katër vendet anëtare të NATO-s ende nuk e kanë njohur Kosovën. Unë propozova që Kosova të integrohet dhe më në fund të bëhet një shtet i plotë”, tha Milanoviq, raporton “Index.hr”
Milanoviq ka thënë se në samit është përmendur rajoni dhe rreziqet e mundshme nga destabilizimi si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë. Por, ai ka shtuar se nuk është përmendur në këtë mes edhe Serbia e Kosova.
“Regjioni është përmendur, Bosnja-Hercegovina si shtet që pretendohet se është i rrezikuar, Moldavia, Gjeorgjia, por Serbia e Kosova nuk u përmendën”, tha Milanoviq
.