Search
Close this search box.

Delegacioni i AFA-së u takua me kryeministrin Kurti

Shpërndaje

Delegacioni i organizatës Albanians for America (AFA), i përbërë nga Gino Mulliqi, Gëzim Rushiti dhe Janinë Memeti,  zhvilloi një takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ku u diskutua për zhvillimet aktuale në vend, marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për çështje me rëndësi strategjike për të ardhmen e Kosovës, përfshirë avancimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Në këtë takim, delegacioni i AFA-s, riafirmoi qëndrimin për rifillimin të dialogut strategjik Kosovë–SHBA, si një mekanizëm që do të mund të kontribuonte në thellimin e bashkëpunimit në fushat e sigurisë, ekonomisë, energjisë dhe zhvillimit institucional.

Delegacioni i AFA-së diskutoi gjithashtu për mundësitë e zhvillimit të projekteve strategjike ekonomike dhe energjetike, me theks të veçantë në projektin e gazit të lëngshëm natyror (LNG), si një mundësi për diversifikimin energjetik, forcimin e sigurisë energjetike dhe krijimin e mundësive të reja për investime dhe zhvillim ekonomik në Kosovë.

Përfaqësuesit e AFA-së theksuan rëndësinë e rolit të komunitetit shqiptaro-amerikan në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe përkushtimin e organizatës për të vazhduar promovimin e interesave të përbashkëta dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve.

Në këtë kontekst, u nënvizua rëndësia e angazhimeve të përbashkëta për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Kosovë–SHBA dhe avancimin e objektivave strategjike të Kosovës në rrugën e integrimit euroatlantik.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme