Delegacioni i organizatës Albanians for America (AFA), i përbërë nga Gino Mulliqi, Gëzim Rushiti dhe Janinë Memeti, zhvilloi një takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ku u diskutua për zhvillimet aktuale në vend, marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për çështje me rëndësi strategjike për të ardhmen e Kosovës, përfshirë avancimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Në këtë takim, delegacioni i AFA-s, riafirmoi qëndrimin për rifillimin të dialogut strategjik Kosovë–SHBA, si një mekanizëm që do të mund të kontribuonte në thellimin e bashkëpunimit në fushat e sigurisë, ekonomisë, energjisë dhe zhvillimit institucional.
Delegacioni i AFA-së diskutoi gjithashtu për mundësitë e zhvillimit të projekteve strategjike ekonomike dhe energjetike, me theks të veçantë në projektin e gazit të lëngshëm natyror (LNG), si një mundësi për diversifikimin energjetik, forcimin e sigurisë energjetike dhe krijimin e mundësive të reja për investime dhe zhvillim ekonomik në Kosovë.
Përfaqësuesit e AFA-së theksuan rëndësinë e rolit të komunitetit shqiptaro-amerikan në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe përkushtimin e organizatës për të vazhduar promovimin e interesave të përbashkëta dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve.
Në këtë kontekst, u nënvizua rëndësia e angazhimeve të përbashkëta për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Kosovë–SHBA dhe avancimin e objektivave strategjike të Kosovës në rrugën e integrimit euroatlantik.








I have tried dozens of casinos over the years but this one stands out for its genuine player focus. The promotions are transparent and the live dealer games feel incredibly engaging. Definitely my go to spot for evening entertainment. arbetfury