Një moment historik në eksplorimin e hapësirës ka edhe një lidhje shqiptare.
Misioni Artemis II i NASA ka vendosur rekord si fluturimi më i largët i njerëzimit nga Toka, duke arritur mbi 252 mijë milje — më shumë se çdo mision tjetër në histori.
Në këtë arritje ka kontribuar edhe shqiptaro-amerikani Albon Rexhepi, pjesë e ekipit në kompaninë DEWETRON.
Sipas raportimeve, Rexhepi dhe ekipi i tij kanë ofruar sisteme të avancuara për marrjen dhe monitorimin e të dhënave, të cilat përdoren në anijen Orion dhe janë thelbësore për sigurinë dhe funksionimin e misionit.
Artemis II është misioni i parë me ekuipazh që shkon përtej orbitës së ulët të Tokës që nga viti 1972, duke hapur rrugën për rikthimin e njeriut në Hënë dhe misione të ardhshme drejt Marsit.
Edhe pse astronautët janë fytyra e këtij suksesi, pas tyre qëndron një rrjet i gjerë inxhinierësh dhe ekspertësh — ku përfshihen edhe shqiptarë.
Historia e Rexhepit është një tjetër dëshmi e ndikimit në rritje të shqiptarëve në industrinë globale të teknologjisë dhe shkencës.








I like the way you explained this.
Great insights shared here.
Keep up the great work.
Üsküdar Kameralı Su Kaçağı Tespiti Profesyonel ekipman kullandılar. https://sensualmarketplace.com/read-blog/4720
This is exactly what I was looking for.