Një shtetas shqiptar 24-vjeçar është dënuar me 18 muaj burgim në Shtetet e Bashkuara, pasi u deklarua fajtor për shkaktimin e panikut në një fluturim të “Delta Airlines”, ka njoftuar Zyra e Prokurorit të Distriktit të Iowa-s.
Dënimi për Mario Nikprelajn vjen vetëm shtatë muaj pas një incidenti të rëndë ajror, gjatë të cilit ai tentoi të hapte me forcë derën e avionit gjatë fluturimit, duke rrezikuar seriozisht jetën e pasagjerëve dhe ekuipazhit. Një tragjedi e mundshme u shmang vetëm falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe përleshjes fizike nga stafi i fluturimit.
Nikprelaj, i lindur në Michigan, nisi sjelljen problematike në një fluturim të Delta-s të operuar nga SkyWest, që udhëtonte nga Nebraska drejt Detroitit në korrik të vitit të kaluar. Sipas prokurorëve, ai bëri deklarata shqetësuese dhe të pahijshme, refuzoi të vendoste rripin e sigurimit dhe u ngrit vazhdimisht gjatë ngritjes së avionit, pavarësisht urdhrave të përsëritura të ekuipazhit.
Situata u përshkallëzua kur 24-vjeçari ofendoi një asistente fluturimi, e shtyu atë fizikisht dhe më pas e kërcënoi me vdekje, pasi iu tha se do të raportohej tek autoritetet. Pas një qetësie të shkurtër, pasagjerët shtypën butonat e emergjencës, pasi e panë duke ndërhyrë në derën e daljes së emergjencës.
Avioni u detyrua të kryente një ulje emergjente në Iowa. Gjatë uljes, Nikprelaj u ngrit sërish, hoqi këmishën dhe filloi të ecte në mënyrë agresive nëpër korridor. Anëtarët e ekuipazhit kërkuan ndihmën e pasagjerëve për ta neutralizuar, pasi ai sulmoi tre persona dhe tentoi t’i godiste.
Pas uljes, ai u arrestua dhe autoritetet gjetën një shishe me 41 pilula, të dyshuara si qetësues. Ai u akuzua për sjellje të çrregullt, sulm, posedim të barnave me recetë, shkelje të pullave tatimore dhe ngacmim.
Sipas autoriteteve amerikane, dosja kriminale e 24-vjeçarit përfshin edhe dënime të mëparshme për sulm ndaj një oficeri policie, dhunë në familje dhe vepra penale të lidhura me drogën.








777phl casino https://www.777phl.org
bet777app https://www.bet777appv.org
20betasia, alright. Seen it around. Gave it a shot, pretty standard honestly. Worth a look if you’re bored 20betasia
20betto, hmmm. Had a bit of a play there. Nothing special, but alright for a quick go. Pop over there sometime 20betto
21bets, yeah. Not bad actually, had a little flutter. I’d recommend it, give it shot 21bets
Yeah, checking out v7sbbet.com again for v7ap. Always good to do some additional research, make sure you are happy with it. Check It: v7ap
Want to stay on top of the Macau betting scene? 7m ty le ma cao updates regularly and keeps you ahead of the game. Worth a look! 7m ty le ma cao
Hey guys, 7m.cn.macau is my favorite sports stats website to follow! Easy to navigate and find the betting odds. Check it out! 7m.cn.macau