Gjatë vizitës së saj zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me mërgatën shqiptaro-amerikane dhe i nderoi ata për kontributin historik në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Në një ceremoni të veçantë, Osmani ndau Medaljen Presidenciale të Meritave, përfshirë dekoratat si “Urdhri i Pavarësisë” dhe “Hasan Prishtina”, për shqiptarët e Amerikës që dhanë ndihmesë jetike gjatë viteve ’80 dhe ’90, kur Kosova përballej me shtypjen dhe gjenocidin nga regjimi i Millosheviqit.
“Përgjatë viteve ’80 dhe ’90, kur populli shqiptar në Kosovë rrezikohej nga regjimi shtypës dhe gjenocidal, mërgata jonë këtu në Amerikë u bë zëri i shpresës, jo vetëm për mbijetesën tonë, por edhe për lirinë dhe pavarësinë” tha Osmani.








Share our products, reap the rewards—apply to our affiliate program! https://shorturl.fm/SqGfC