Search
Close this search box.

Kosova Pranon 50 Emigrantë të Paligjshëm të Dëbuar nga SHBA

Shpërndaje

Qeveria e Kosovës ka miratuar zyrtarisht vendimin për të pranuar përkohësisht grupin e parë prej 50 emigrantësh të paligjshëm të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së 262-të të qeverisë të mbajtur të mërkurën.

Sipas këtij vendimi, këta individë do të strehohen në Kosovë për një periudhë deri në një vit, me qëllim të lehtësimit të kthimit të tyre të sigurt në vendet e origjinës. Përzgjedhja e tyre do të bëhet nga një listë e propozuar nga autoritetet amerikane dhe do të bazohet në kritere që lidhen me sundimin e ligjit dhe rendin publik.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, emigrantët do të veprojnë sipas ligjeve vendore dhe do të gëzojnë të drejtat e garantuara nga legjislacioni i Kosovës.

Në një status në Facebook, Kurti theksoi gatishmërinë e Kosovës për të bashkëpunuar me aleatin e saj kryesor. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleat i yni i palëkundur dhe Republika e Kosovës do të jetë gjithmonë partner i besueshëm. E vlerësojmë lartë mbështetjen e tyre në mbrojtje, zhvillim dhe integrimin tonë euro-atlantik” shkroi ai.

Subscribe
Notify of
guest
1 Comment
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
İstanbul su sızıntı bulma

İstanbul su sızıntı bulma Banyodaki su kaçağını tespit etmek için kullandıkları teknoloji çok etkileyiciydi. Hızlı çözüm sundular. Tarık C. https://direc.ircg.ir/author/kacak/

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme