Suzzana Shkreli, shqiptaro-amerikania e parë dhe njëkohësisht gruaja e parë që drejton Lotarinë Shtetërore të Michiganit, është përzgjedhur si pjesë e listës prestigjioze “Oakland Together 40 Under 40” për vitin 2025!
Shkreli aktualisht shërben si Komisionere e Lotarisë së Michiganit, duke u vlerësuar për lidershipin e saj të jashtëzakonshëm në institucionet shtetërore dhe përfaqësimin dinjitoz të komunitetit shqiptaro-amerikan në nivelet më të larta.
Me prindër shqiptarë emigrantë, Suzzana ka qenë gjithmonë një pioniere, më parë si prokurore federale dhe avokate për të drejtat e komunitetit. Përzgjedhja e saj në listën “40 nën 40” e bën atë një nga figurat më të fuqishme dhe me ndikim në shtetin e Michiganit.







