Ëndrra për një linjë direkte nga Prishtina në Nju Jork është më afër se kurrë që të bëhet realitet.
Në një përpjekje të koordinuar me Presidencën e Republikës së Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane (OEAK) është takuar me përfaqësues të kompanisë Delta Airlines dhe shoqatës Airlines for America për të diskutuar mundësinë e hapjes së një linje direkte ajrore Prishtinë-Nju Jork.
Ky zhvillim vjen menjëherë pas konfirmimit që Delta Airlines do të nisë fluturimet direkte Tiranë-Nju Jork nga vera e vitit 2026 – dhe tash Kosova po synon të jetë pjesë e kësaj liste.
“Me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës të renditur si i treti më i madhi në Ballkanin Perëndimor për nga trafiku i pasagjerëve dhe një ndër aeroportet me rritjen më të shpejtë në Evropë, Kosova është e gatshme të forcojë lidhjet transatlantike dhe të përmbushë kërkesën në rritje për linja direkte ajrore” thuhet në njoftimin e OEAK.








Very good https://is.gd/tpjNyL
Awesome https://short-url.org/10VGf